Punonjësi veteran i FBI-së pushohet nga puna pas vendosjes së flamurit LGBTQ+

19 Nëntor 2025 | 21:47

Një punonjës i FBI-së, David Maltinsky, i cili kishte punuar për 16 vite dhe ishte duke përfunduar trajnimin si agjent special në Akademinë e FBI-së në Quantico, u pushua nga detyra muajin e kaluar për shkak të shfaqjes së një flamuri LGBTQ+ në vendin e punës.

Sipas padisë së ngritur në Gjykatën e Qarkut të SHBA-së në Uashington, Maltinsky solli në zyrën e Los Angeles një flamur “Progress Pride”, i cili përfaqëson komunitetin LGBTQ+ dhe njerëzit me ngjyrë, me mbështetjen e eprorëve të tij. Megjithatë, drejtori i FBI-së, Cass Patel, i dorëzoi një letër pushimi “menjëherë nga puna”.

Maltinsky kërkon rikthim në detyrë dhe kompensim për shkelje të të drejtave të Amendamentit të Parë dhe të Pestë të Kushtetutës amerikane. Avokati i tij e konsideron shkarkimin si një sulm të paligjshëm ndaj të drejtave të klientit.

Rasti vjen në një periudhë kur qindra punonjës të sektorit publik kanë ngritur padi për sjellje hakmarrëse ose diskriminuese që nga fillimi i mandatit të dytë presidencial të Donald Trump. FBI-ja nuk ka komentuar mbi çështjen.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zelensky do të udhëtojë drejt SHBA-së, zbulon se do të takohet me presidentin Trump në Uashington

Presidenti Volodymyr Zelensky do të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara javën e ardhshme dhe do të takohet me Donald Trump , siç zbuloi ai...
11:59 | 24/07/2026

Një muaj pas tërmeteve vdekjeprurëse, venezuelianët ende kërkojnë të dashurit e tyre nën rrënoja

Më shumë se 5,300 njerëz janë konfirmuar të kenë vdekur nga tërmetet dhe më shumë se 16,500 të tjerë janë plagosur, sipas një numri të...
10:17 | 24/07/2026

Tentohet të vidhet një bankë në Gjermani, vritet një punonjës gjatë pengmarrjes. Arrestohet 20-vjeçari autor i krimit

Një burrë ka vdekur në një incident pengmarrjeje në një degë banke në Regensburg, Bavari, në Gjermaninë jugore. Policia ka arrestuar autorin e dyshuar pas...
10:03 | 24/07/2026