“Pusho të thashë” – Berisha përplaset me Taulant Ballën në Parlament

9 Nëntor 2023 | 10:03

Teksa fliste nga pirgu i karrigeve të përmbysura pranë foltores së kuvendit, Sali Berisha ka replikuar me ministrin e Brendshëm Taulant Balla.

Berisha artikulonte akuza në drejtim të ministrit të Brendshëm, teksa ky i fundit i përgjigjej nga vendi, çka ka sjellë edhe nervozizmin e ish-kryeministrit.

Për shkak se ministri Balla, fliste pa mikrofon, deklaratat e tij nuk dëgjoheshin qartë nga kamerat e Kuvendit.

“Të dashur qytetarë, e shihni atë kriminelin aty, ai është më kriminel se banditët e Elbasanit, se banditët e Bajrëve, se Rrajat, se gjithë të tjerët.

Se ai është shërbëtor i shpifur i tyre. Është një fundërrinë njerëzore, që nuk njeh asnjë lloj kufiri dhe morali.

Ai që mban sot mandatin e ministrit të Brendshëm, është një njeri që duhet të jetë prej vitesh në burg.

Ai është i akuzuar për vrasje dhe mercenarët e tij që ka sjellë në SKAP i kanë vjedhur shiritat.

Ai është i akuzuar për shoqërim- me fakte- në 54 raste në udhëtimet e tij jashtë shtetit, të Edmond Begos, ish-zëvendësit të Aldo Bares, të dënuar në Itali me 15 vite burg.

Ai është i akuzuar, i faktuar, për udhëtimet e tij me Kolombo Gjokën, famozin e Metamorfozës.

Ai është i akuzuar se ka liruar kriminelë nga komisariatet e policisë.

Kur të flas, unë pusho ti. Pusho të thashë!

Pra, ky është Taulant Begoja, i cili shkarkon oficerë policie se kishin IMSI Catcher epo Encrochat. Ky është hajduti, ky është krimineli që vodhi të dhënat e TIMS-it.

Prandaj nuk lejohet komisioni hetimor parlamentar për TIMS-in.

Por ne këtu jemi. I bindur të jesh ti se vrimë miu nuk do gjesh, komisioni do ndërtohet”, tha Berisha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026