Putin betohet si President i Rusisë: Të gatshëm të punojmë me Perëndimin!

7 Maj 2024 | 11:23

Vladimir Putin është betuar zyrtarisht si President i Rusisë, duke shënuar fillimin e mandatit të tij të pestë në detyrë, pas fitores në zgjedhje.

Sipas mediave të huaja, në ceremoninë brenda Pallatit të Madh të Kremlinit, Putin vendosi dorën e tij mbi Kushtetutën ruse dhe u zotua se do ta mbronte atë, ndërsa një turmë personalitetesh të zgjedhura e shikonte.

Mandati i tij i ri, hera e tretë radhazi që ai zgjidhet, do ta mbajë atë në pushtet deri në vitin 2030.

Gjatë fjalës së tij në këtë ceremoni, Putin duke vënë në shënjestër Perëndimin, tha se Moska nuk po refuzon një dialog me vendet perëndimore për të punuar me Rusinë.

Ai tha se Rusia është e gatshme të bëhet një partner “i ndershëm” me këdo që është i gatshëm.

“Ne as nuk po refuzojmë dialogun me vendet perëndimore”, tha ai gjatë fjalimit të tij të inaugurimit në Moskë.

“Ne do të shohim nëse ata do të vazhdojnë të ndalojnë zhvillimin e vendit tonë dhe të vazhdojnë të ushtrojnë presion mbi vendin tonë ose të kërkojnë mënyra për të bashkëpunuar me ne”, tha Putin.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026