“Putin do që të jetojë”- Zyrtari ukrainas: S’ka gjasa që të shtypë butonin bërthamor
Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Kievit ka thënë se Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin mund të autorizojë përdorimin e një arme bërthamore taktike, nëse ushtria ruse përballet me disfatën në Ukrainë.
Sipas mediave të huaja, zyrtarët rusë kanë bërë kërcënime të shpeshta për të lëshuar armë bërthamore që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës në shkurt 2022.
Oleksandr Lytvynenko i tha Times se ai nuk besonte ta shihte Putinin duke vendosur armë bërthamore.
Megjithatë, i pyetur nëse kishte ndonjë rrethanë në të cilën Putin mund të urdhëronte përdorimin e tyre, Lytvynenko tha: “Ne nuk mund të përjashtojmë asgjë, nëse Rusia është në prag të një disfate katastrofike.”
Lytvynenko shtoi se ende nuk ka gjasa që Putin të shtypë butonin bërthamor dhe pothuajse me siguri të shkaktojë një luftë të tretë botërore.
“Ai dëshiron të jetojë,” tha ai në përfundim të fjalës së tij.
LEXONI GJITHASHTU:
Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara
Kryeministri irakian urdhëron hetim lidhur me akuzat e Arabisë Saudite për sulm me dronë
Pashinyan bisedë telefonike me Putin, kërkon zgjidhje lidhur me kufizimet ruse mbi eksportet armene
- 22:30 Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
- 22:25 Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
- 22:03 “Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 21:41 “Më erdhi keq për çfarë ndodhi”, Erla zbulon bisedën me Shehajn që bëri me punonjësen e Kuvendit
- 21:19 “Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale
- 21:00 Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara