Putin: Do rrëzojmë avionët e NATO-s në Ukrainë
Rusia nuk ka plane për asnjë vend të NATO-s dhe nuk do të sulmojë Poloninë, shtetet baltike apo Republikën Çeke, por nëse Perëndimi furnizon Ukrainën me avionë F-16, atëherë ata do të rrëzohen nga forcat ruse. Kështu u shpreh presidenti Vladimir Putin në një deklaratë.
Pushtimi rus i Ukrainës në shkurt 2022 ka shkaktuar krizën më të thellë në marrëdhëniet e Rusisë me Perëndimin që nga kriza e raketave Kubane e vitit 1962.
Duke folur me pilotët e forcave ajrore ruse, Putin tha se aleanca ushtarake e udhëhequr nga SHBA ishte zgjeruar në lindje drejt Rusisë që nga rënia e Bashkimit Sovjetik në vitin 1991, por se Moska nuk kishte plane të sulmonte një shtet të NATO-s.
“Ne nuk kemi synime agresive ndaj këtyre shteteve”, tha Putin, sipas një transkripti të Kremlinit të lëshuar të enjten.
“Ideja se ne do të sulmojmë një vend tjetër – Poloninë, shtetet baltike dhe çekët po tremben gjithashtu – është absurditet i plotë. Është thjesht një nxitje”, u shpreh ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 09:51 Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
- 09:46 Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)