Putin do të përdorë armë bërthamore? Biden: Kërcënimi është real
Presidenti amerikan Joe Biden tha se kërcënimi se presidenti rus Vladimir Putin mund të përdorë armë bërthamore është “real”.
“Kur isha këtu dy vjet më parë dhe thashë se isha i shqetësuar për tharjen e lumit Kolorado, të gjithë më shikonin sikur isha i çmendur,” i tha Biden një grupi donatorësh të hënën në Kaliforni.
Ai shtoi se e kanë parë njësoj edhe kur tha se ishte i shqetësuar se Putini mund të përdorte armë taktike bërthamore.
“Kjo mundësi është reale,” tha Biden.
Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, tha javën e kaluar se vendi i tij kishte filluar të përvetësonte armë bërthamore taktike ruse, disa prej të cilave janë tre herë më të fuqishme se bombat atomike të hedhura nga SHBA në Hiroshima dhe Nagasaki në 1945.
Në maj, Rusia hodhi poshtë kritikat e Bidenit për planin e saj për të vendosur armë bërthamore taktike në Bjellorusi, duke thënë se SHBA-ja ka vendosur armë të tilla bërthamore në Evropë për dekada.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë