Putin do të takohet me shefin e OKB-së në samitin e BRICS-it

Presidenti rus, Vladimir Putin, gjatë takimit me shefin e OKB-së, Antonio Guterres, në Rusi më 26 prill 2022.
24 Tetor 2024 | 10:16

Presidenti rus, Vladimir Putin, do të takohet me shefin e Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, për herë të parë në më shumë se dy vjet.

Takimi do të mbahet më 24 tetor, teksa udhëheqësi rus po përballet me thirrjet nga aleatët e tij nga BRICS-i që t’i japë fund luftës në Ukrainë.

Takimi po ashtu zhvillohet në ditën e fundit të samitit të BRICS-it që po mbahet në qytetin rus në Kazan. Moska shpreson se ky forum do t’i ndihmojë që të krijojë një front të bashkuar të ekonomive në zhvillim kundër Perëndimit.

BRICS u formua më 2006, si koalicion mes katër vendeve: Brazilit, Rusisë, Indisë dhe Kinës. Afrika e Jugut u bashkua më 2010, e ndjekur nga Egjipti, Irani, Etiopia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe më 2024.

Grupi synon bashkimin e vendeve më të mëdha që janë në zhvillim.

Putin dhe Guterres pritet të diskutojnë për pushtimin rus të Ukrainës – që udhëheqësi rus e nisi më 2022 – dhe për krizat në Lindjen e Mesme, tha Kremlini.

Guterres vazhdimisht e ka kritikuar luftën e Rusisë kundër Ukrainës, duke thënë se vendos “një precedent të rrezikshëm” për botën.

Takimi i tyre i fundit ishte në javët e para pas nisjes së luftës, kur Guterres udhëtoi për në Moskë, teksa Rusia kishte rrethuar Mariupolin, në jug të Ukrainës.

Që atëherë, Guterres është përfshirë në përpjekjet për të arritur paqe mes dy palëve dhe kishte ndihmuar në arritjen e një marrëveshjeje që i lejoi Kievit të eksportonte në mënyrë të sigurt drithërat nga portet e tij më 2022.

Por, që nga ajo kohë ka pasur pak kontakt të drejtpërdrejtë diplomatik mes Guterresit dhe Putinit. Ukraina ka kritikuar ashpër vendimin e shefit të OKB-së për t’u takuar me Putinin.

LEXONI GJITHASHTU:
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026