Putin do të vizitojë Turqinë në shkurt

31 Janar 2024 | 18:01

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do ta vizitojë anëtaren e NATO-s, Turqinë, për t’u takuar me presidentin Recep Tayyip Erdogan më 12 shkurt, njoftoi të mërkurën një zyrtar turk.

Kjo do të jetë vizita e parë e Putinit te një shtet anëtar i NATO-s prej se Rusia e nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt 2022.

Mundësitë e Putinit për të udhëtuar jashtë vendit janë kufizuar prej marsit të vitit të kaluar, kur Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) e lëshoi një urdhër-arrest kundër tij në lidhje me dyshimet se ka dërguar fëmijë ukrainas në Rusi, që cilësohet si krim lufte.

Rusia i ka mohuar këto akuza dhe e ka cilësuar si fyerje vendimin e GJNP-së, por ka thënë se urdhërarresti është gjithsesi i pavlefshëm ligjërisht, pasi Rusia nuk është anëtare e GJNP-së.

As Turqia nuk është anëtare e GJPS-së, prandaj Putini mund të udhëtojë drejt Turqisë pa u druajtur se mund të arrestohet.

Turqia ka synuar të mbajë marrëdhënieve të mira me Moskën dhe Kievin prej se Rusia e pushtoi Ukrainën.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët

Inteligjenca artificiale po përdoret gjithnjë e më shumë në spitalet europiane, nga diagnostikimi i sëmundjeve deri te përmirësimi i organizimit të punës, por mungesa e...
22:27 | 16/07/2026

Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar

Grupi i Miqve të Iniciativës Globale për Zhvillim (GDI) i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të mbështesë rolin qendror koordinues të Kombeve të Bashkuara (OKB) në...
22:19 | 16/07/2026

“Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, JD Vance, ka bërë akuza ndaj disa anëtarëve të qeverisë izraelite, duke i akuzuar ata se kanë tentuar të ndikojnë...
22:18 | 16/07/2026