Putin i gatshëm të negociojë konfliktin Izrael-Iran, rezerva për Zelenskyn
Presidenti rus Vladimir Putin është vetofruar për të negociuar fundin e konfliktit mes Izraelit dhe Iranit, edhe pse në një kohë kur Moska ka intensifikuar agresionin në Ukrainë.
Duke folur për agjencitë kryesore ndërkombëtare në Shën Pjetërburg, Putin sugjeroi se Moska mund të ndihmojë në arritjen e një marrëveshjeje që do t’i lejojë Teheranit të zhvillojë një program bërthamor paqësor dhe njëkohësisht të adresojë shqetësimet e Izraelit sa i takon sigurisë së tij.
Putin tha gjithashtu se bëhet fjalë për një çështje delikate, por u shpreh besimplotë se mund të gjendet një zgjidhje. Ai shtoi se propozimet ruse i ka ndarë me Iranin, Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara.
“Nuk po i imponojmë asgjë askujt, thjesht po tregojmë mënyrën se si të gjejmë një rrugëzgjidhje. Por natyrisht, vendimi u takon liderëve politikë të të gjitha këtyre vendeve, sidomos Iranit dhe Izraelit”, theksoi Putin.
Gjatë takimit, shefi i Kremlinit u shpreh i gatshëm edhe për t’u takuar me homologun ukrainas Volodymyr Zelensky, por vetëm në fazën finale të negociatave që synojnë dhënien fund të luftës.
“Por pyetja që shtrohet është se kush do të nënshkruajë akordin”, tha Putin, duke vënë në dyshim legjitimitetin e Zelenskyt, mandati i të cilit skadoi në maj të vitit të kaluar, kohë nga e cila nuk janë mbajtur zgjedhje për shkak të ligjit ushtarak.
Putin shtoi më tej se Rusia mbetet e hapur për të rivendosur kontaktet me “partnerët evropianë”, ndërsa theksoi se Donald Trump ka të drejtë kur thotë se po të kishte qenë ai president në vitin 2022, lufta në Ukrainë nuk do të kishte nisur.
Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe
Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së
- 11:19 Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
- 11:00 Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
- 10:59 Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
- 10:56 Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe
- 10:54 Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh