Putin i shpreh ngushëllimet presidentit të Kazakistanit për viktimat e avionit

28 Dhjetor 2024 | 20:21

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka telefonuar sot Presidentin e Kazakistanit Kassim-Jomart Tokayev për të shprehur ngushëllimet e tij për humbjen e jetëve në rrëzimin e avionit që ndodhi më 25 dhjetor në Kazakistan, njoftoi Kremlini.

Fluturimi J2-8243, në rrugë nga Baku për në kryeqytetin çeçen të Grozny, zbarkoi afër Aktau në Kazakistan të mërkurën pas devijimit nga Rusia jugore, ku dronët ukrainas kanë sulmuar disa qytete , raportoi Reuters.

Të paktën 38 persona humbën jetën kur avioni u rrëzua.

Kremlini tha se të dy presidentët ranë dakord të qëndronin në kontakt të vazhdueshëm në lidhje me hetimin e aksidentit.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bombardime ruse në Ukrainë, të paktën 6 të vrarë dhe rreth 50 të plagosur

Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën dhe rreth 50 të tjerë janë plagosur si pasojë e bombardimeve ruse që goditën disa rajone të Ukrainës,...
22:30 | 01/07/2026

Uashingtoni paralajmëron Teheranin: Nga marrëveshja bërthamore fitoni më shumë se nga tarifat në Hormuz

Negociatorët amerikanë po përpiqen të bindin Iranin në bisedimet teknike indirekte që po zhvillohen në Doha të heqë dorë nga planet për të vendosur taksa...
22:28 | 01/07/2026

SHBA nënshkruan marrëveshjen për ambasadë të përhershme në Jerusalem

Shtetet e Bashkuara kanë nënshkruar një marrëveshje për ndërtimin e një kompleksi të ri të ambasadës në Jerusalem, një veprim që autoritetet izraelite e cilësuan...
22:28 | 01/07/2026