Putin inspekton stërvitjen ushtarake me Kinën

6 Shtator 2022 | 14:19

Në lindje të Rusisë është duke u zhvilluar stërvitja e përbashkët ushtarake mes Rusisë, Kinës  dhe të tjera shteteve, një shfaqje force përballë Perëndimit.

Këtë të martë stërvitjet u inspektuan edhe nga presidenti rus Vladimir Putin i cili shoqërohej nga ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu.

Stërvitja njëjavore e cila është zhvilluar edhe në vitin 2018  filloi më 1 shtator. Ajo synon të dëshmojë raportet  në rritje midis Rusisë dhe Kinës dhe të demonstrojë se Moska ka mjaftueshëm trupa dhe pajisje për të kryer stërvitjet masive edhe kur forcat e saj janë të angazhuara në luftime në Ukrainë.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se stërvitja Vostok 2022 zhvillohet në shtatë poligone në Lindjen e Largët të Rusisë dhe Detin e Japonisë. Në të marrin pjesë më shumë se 50.000 trupa, mbi 5.000 njësi armësh, duke përfshirë 140 avionë dhe 60 anije luftarake.

Në Vostok 2022 marrin pjesë trupa nga disa vende ish-sovjetike, Kina, India, Laosi, Mongolia, Nikaragua dhe Siria.

Pekini ka refuzuar të kritikojë aksionet e Rusisë në Ukrainë, dhe ka kritikuar sanksionet perëndimore ndaj Moskës.

Kremlini, nga ana tjetër, ka mbështetur fuqishëm Pekinin mes tensioneve të fundit me SHBA-në të rikthyera pas vizitës në Tajvan të  Nancy Pelosi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët

Inteligjenca artificiale po përdoret gjithnjë e më shumë në spitalet europiane, nga diagnostikimi i sëmundjeve deri te përmirësimi i organizimit të punës, por mungesa e...
22:27 | 16/07/2026

Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar

Grupi i Miqve të Iniciativës Globale për Zhvillim (GDI) i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të mbështesë rolin qendror koordinues të Kombeve të Bashkuara (OKB) në...
22:19 | 16/07/2026

“Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, JD Vance, ka bërë akuza ndaj disa anëtarëve të qeverisë izraelite, duke i akuzuar ata se kanë tentuar të ndikojnë...
22:18 | 16/07/2026