Putin nënshkruan ratifikimin e marrëveshjes së partneritetit strategjik me Iranin
Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi Ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes Gjithëpërfshirëse të Partneritetit Strategjik me Iranin, njoftoi agjencia e lajmeve RIA.
Siç thuhet në dokument, të dy vendet do të përpiqen të thellojnë dhe zgjerojnë marrëdhëniet në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, të forcojnë bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, të koordinojnë ngushtë aktivitetet në nivel rajonal dhe global, “që korrespondon me një partneritet afatgjatë, gjithëpërfshirës dhe strategjik”.
Marrëveshja u nënshkrua më 17 janar, gjatë vizitës së presidentit iranian Massoud Pezeshkian në Moskë.
Javën e kaluar, ministri i jashtëm iranian Abbas Aragchi bëri një vizitë zyrtare në Moskë, ku u takua me Putinin.
Sipas Aragchi, ai diskutoi me liderin rus negociatat indirekte midis Iranit dhe SHBA-së dhe një sërë çështjesh të tjera.
Pas bisedës me Putinin, ai foli edhe me homologun e tij rus Sergej Lavrov.
Nga zyra e kryeministrit britanik, në atë të shefit të NATO-s: Planet e Keir Starmer
Finlanda hapi rrugën për mbajtjen e armëve bërthamore, Moska: Kërcënim real, do të marrim masa
Presidenti iranian: 6 miliardë dollarë të aseteve të ngrira në Katar do të kthehen
- 19:56 Gjermania përpiqet të ndalë mbylljen e fabrikave të Volkswagen, në rrezik deri në 100 mijë vende pune
- 19:54 Nga zyra e kryeministrit britanik, në atë të shefit të NATO-s: Planet e Keir Starmer
- 19:53 Finlanda hapi rrugën për mbajtjen e armëve bërthamore, Moska: Kërcënim real, do të marrim masa
- 19:32 Kosova emëron gruan e parë atashe të Mbrojtjes në Shqipëri, Fatbardha Osaj merr detyrën në Tiranë
- 19:12 Presidenti iranian: 6 miliardë dollarë të aseteve të ngrira në Katar do të kthehen
- 18:59 Të sëmurët dhe të plagosurit në Gaza nuk kanë qasje në trajtim mjekësor