Putin nis vizitën e rrallë në Emiratet e Bashkuara Arabe

6 Dhjetor 2023 | 15:17

Presidenti rus, Vladimir Putin, është duke realizuar një vizitë të rrallë në Emiratet e Bashkuara Arabe ndërsa pitet që ai të udhëtojë edhe në Arabinë Saudite.

Putini pritet të diskutojë me presidentin e Emirateve për luftërat në Gazë dhe Ukrainë, si dhe për prodhim të naftës.

Aktualisht, Emiratet janë nikoqire të Samitit të Kombeve të Bashkuara për Klimën, mirëpo Kremlini nuk ka treguar nëse Putin do të marrë pjesë në të.

Ai është larguar rrallë prej Rusisë, qysh prej muajit mars, kur Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar fletarrestim për të.

Kjo gjykatë e ka akuzuar atë për dëbim ilegal të fëmijëve ukrainas në Rusi, vendim që përbën krim lufte,por as Emiratet dhe as Arabia Saudite nuk e njohin juridiksionin e gjykatës.

Sipas Radio Europa e Lirë, lideri rus i është shmangur së fundi disa samiteve ndërkombëtare, përfshirë BRIKS në Afrikën e Jugut në gusht, dhe samitin e grupit të 20 vendeve më të industrializuara, G20- në Indi, të mbajtur në shtator.

Ky udhëtim realizohet teksa Rusia tenton të zgjerojë ndikimin dhe të minojë tentimet e Perëndimit për ta izoluar atë. Putin i ka thënë presidentit të Emirateve, Mohamed bin Zayed Al Nahyan, se “marrëdhëniet tona kanë arritur në nivele të pashembullta”.

Në takimet në Emirate, tregtia dhe nafta do të jenë në agjendë. Sipas Kremlinit, Emiratet janë partneret kryesore të Rusisë në botën arabe.

Zyrtarët në Kremlin kanë thënë se Putin do të takohet edhe me presidentin e Iranit, Ibrahim Raisi, të enjten, për të diskutuar luftën në Gazë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026