“Putin nuk i arriti objektivat”, Biden: 50 vende do furnizojnë me armë Ukrainën
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden mbajti një fjalim në kryeqytetin e Polonisë, Varshavë në prag të 1-vjetorit të luftës mes Rusisë dhe Ukrainës.
Biden u shpreh se presidenti rus, Vladimir Putin nuk i arriti objektivat e tij në Ukrainë.
Ndër të tjera, Biden bëri të ditur se më shumë se 50 vende kanë rënë dakord për të furnizuar Ukrainën me armë.
“Kur po bëhet 1 vit nga lufta, Putin nuk i ka arritur objektivat e tij, por sërish ai vazhdon. Ai nuk duhet të ketë asnjë dyshim, se mbështetja jonë për Ukrainën nuk do të kursehet, përkundrazi, do të vijë duke u bërë më e fortë. Përpjekja e presidentit Putin për pushtet dhe pushtim, dështoi.
Më shumë se 50 vende kanë rënë dakord për të furnizuar Ukrainën me armë, municione dhe armatime të tjera. Shtetet e tjera të BE-së kanë avancuar ndihmën, jo vetëm në aspektin e sigurisë, por edhe në ekonomi”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia