Putin nuk mund ta fitojë luftën në fushëbetejë, thotë Scholz
“Presidenti rus Vladimir Putin nuk mund të fitojë më në fushën e betejës, kjo duket e qartë.”
Kështu u shpreh të mërkurën kancelari gjerman Olaf Scholz në lidhje me luftën në Ukrainë, shkruan DW.
Në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun qiprioy, Nikos Anastasiadis në Berlin, Scholz bëri thirrje për një fund të menjëhershëm të “terrorit të bombardimeve të Rusisë kundër popullsisë civile”.
“Nuk është vetëm e padurueshme, por një shkelje e hapur e ligjit ndërkombëtar që Rusia ka hedhur raketa duke dëmtuar infrastrukturën civile në Ukrainë për javë të tëra,” tha Scholz.
Kancelari theksoi gjithashtu, se veprimet e Rusisë treguan edhe një herë sa i pamëshirshëm është Putin.
Më herët gjatë ditës së mërkurë, Ukraina ka raportuar për ndërprerje të mëdha të energjisë elektrike, për shkak të sulmeve ajrore ruse në infrastrukturën e energjisë.
LEXONI GJITHASHTU
Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut
Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 15:44 Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve