‘Lufta’ e dytë e Ukrainës: Pas bombardimeve vjen dimri, mes acarit dhe sëmundjeve

22 Nëntor 2022 | 14:26

Reshjet e para të dëborës kanë rënë në Ukrainë dhe OBSH ka dhënë alarmin. Për shkak të bombardimeve ruse gjysma e infrastrukturës së vendit është ose e dëmtuar, ose e shkatërruar.

Me elektricitet të kufizuar për përgatitjen e ushqimit, ngrohjes dhe menaxhimin e spitaleve, ky dimër do të jetë luftë për mbijetesë.

“Ne presim që 2 deri në 3 milionë njerëz të largohen në kërkim të ngrohjes dhe sigurisë. Ata do të përballen edhe me sfida shëndetësore, si infeksion në frymëmarrje, COVID-19, pneumoni, grip, pa harruar rrezikun e difterisë dhe fruthit mes popullsisë së pavaksinuar”, tha Hans Kluge, drejtor i OBSH për Evropën.

Banorët e Khersonit po i ndjejnë tashmë efektet. Janë bërë 10 ditë që kur rusët u tërhoqën nga qyteti dhe nuk ka ende ujë të pijshëm dhe elektricitet. Kur nata fillon të bjerë, i gjithë qyteti përfshihet nga i ftohti.

“Si mund ta bësh këtë? Ju jeni njerëz dhe na kuptoni ç’do të thotë të mos kesh ujë dhe energji. Por ta bësh këtë me qëllim… Ky nuk është sulm, është inat. Si mundën ta bënin?”, u shpreh një grua.

Autoritetet do të evakuojnë civilët nga Khersoni dhe Mikolaivi nga frika se dëmet në infrastrukturë janë shumë të rënda që njerëzit të durojnë dimrin.

Temperaturat pritet të bien në minus 20 gradë Celsius në disa zona. Centrali bërthamor i Zaporizhias, që prodhonte 25% të energjisë elektrike të Ukrainës, nuk gjeneron më elektricitet.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore

Giorgia Meloni e përshkroi humbjen e ngushtë në dhomën e deputetëve si një “mundësi të humbur për italianët”. Qeveria e koalicionit italiane e drejtuar nga...
17:11 | 15/07/2026

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
14:41 | 15/07/2026

BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut

Çështja e kthimit në punë të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në Kosovë po shqyrtohet në kuadër të procesit më të gjerë të normalizimit të marrëdhënieve...
12:50 | 15/07/2026