Putin paralajmëron Izraelin për nisjen e një sulmi tokësor në Gaza: E papranueshme
Presidenti rus Vladimir Putin ka paralajmëruar Izraelin se kryerja e një operacioni tokësor në Rripin e Gazës do të gjenerojë një numër “absolutisht të papranueshëm” të viktimave civile.
Kreu i Kremlinit tha gjithashtu se gjakderdhja në Lindjen e Mesme duhet të ndalet.
Putin tha se Izraeli i ishte nënshtruar një “sulmi të paprecedentë të mizorisë” dhe se kishte të drejtën e mbrojtjes.
“Dhe më e rëndësishmja, viktimat civile do të jenë absolutisht të papranueshme. Aktualisht, objektivi kryesor është ndalimi i gjakderdhjes”, tha Vladimir Putin, i pranishëm në samitin në Kirgistan.
“Rusia është e gatshme të koordinohet me të gjithë partnerët në mënyrë konstruktive”, shtoi ai.
Ushtria izraelite të premten u bëri thirrje 1.1 milionë palestinezëve që jetojnë në qytetin e Gazës që të largohen për në zonat e Rripit jugor të Gazës në 24 orët e ardhshme.
Udhëheqësi i Kremlinit beson se mënyra për t’i dhënë fund konfliktit izraelito-palestinez është krijimi i një shteti të pavarur palestinez me Jerusalemin Lindor si kryeqytet.
Rusia ka marrëdhënie diplomatike me Izraelin, palestinezët, grupe të tilla si Hamasi dhe Hezbollahu, Irani, si dhe fuqitë e mëdha arabe.
Rusia ka forcuar marrëdhëniet e saj me Izraelin që nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik në vitin 1991. Nga ana tjetër, qeveria në Tel Aviv ka mbajtur një qëndrim të kujdesshëm në lidhje me kritikimin e Moskës për pushtimin e Ukrainës në shkurt 2022.
LEXONI GJITHASHTU:
- Çfarë ndihme ushtarake po i ofron SHBA Izraelit?
- Lufta në Izrael/ Ministria e Jashtme: Po punojmë për riatdhesimin e shqiptarëve
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë