“Putin po luan lojën”- Ministri gjerman i Mbrojtjes akuza të forta Rusisë

19 Mars 2025 | 09:54

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, akuzoi të mërkurën presidentin rus Vladimir Putin se nuk i ka qëndryar fjalëve të dhëna në bisedën me telefonike me Trump, se do të ndalonte sulmet ndaj infrastrukturës kritike në Ukrainë. Menjëherë pas bisedës telefonike mes presidentin amerikan dhe Putin, Ukraina raportoi sulme të reja mbi infrastrukturën e saj civile.

“Ne kemi parë se sulmet ndaj infrastrukturës civile nuk janë zbutur aspak natën e parë pas kësaj telefonate të supozuar novatore dhe të rëndësishme mes Putinit dhe presidentit amerikan Donald Trump,” deklaroi Pistorius, në një intervistë televizive.

“Putini po luan një lojë,” shtoi ai.

Në bisedën 90-minutëshe të zhvilluar të martën me Trump, presidenti rus ra dakord për një angazhim të kufizuar 30-ditor për ndalimin e sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike, por refuzoi një armëpushim të plotë në Ukrainë. Megjithatë, pas sulmeve të reja, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky akuzoi Moskën për refuzimin e një armëpushimi të mbështetur nga SHBA, të cilin Kievi e kishte pranuar më parë.

Ministri gjerman Pistorius kritikoi angazhimin e Rusisë për ndalimin e sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës, pasi objektet kyçe në Ukrainë tashmë janë “të mbrojtura në mënyrën më të mirë të mundshme”.

Gjithashtu, ai e quajti “të papranueshme” kërkesën e Kremlinit që një “kusht kyç” për paqen të ishte ndërprerja e plotë e mbështetjes ushtarake dhe inteligjencës perëndimore për Ukrainën.

“Kjo është transparente,” tha Pistorius, duke theksuar se synimi i Putinit është të pengojë mbështetjen e aleatëve ndaj Ukrainës, për të mos u mbrojtur siç duhet në një sulm të ardhshëm.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA-të nisin një valë të re sulmesh kundër Iranit

SHBA-të nisën një valë të re sulmesh kundër Iranit të mërkurën, sipas Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTCOM). “Në orën 6 të mëngjesit ET  të mërkurën,...
13:08 | 15/07/2026

Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve

Byroja Federale e Hetimeve, FBI po ofron një shpërblim deri në 15,000 dollarë për informacione që do të ndihmojnë në identifikimin dhe arrestimin e personit ose...
12:40 | 15/07/2026

SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa

Shtetet e Bashkuara nisën sulme ndaj Iranit për natën e katërt radhazi të martën, me pjesën më të madhe të fushatës që synonte Sistanin dhe...
12:25 | 15/07/2026