Putin premton kalim të sigurt të grurit, pritet marrëveshje me Turqinë e OKB-në
Presidenti rus Vladimir Putin shprehet se ai nuk do të bllokojë kalimin e grurit nga portet e Detit të Zi, duke përfshirë edhe portet që janë nën kontrollin e ukrainasve.
“Jeni të mirëpritur të eksportoni [grurin] nëpërmjet porteve detare nën kontrollin ukrainas, para së gjithash, nga portet e Detit të Zi: Odesa dhe portet aty pranë. Ne nuk i kemi minuar portet e Ukrainës. I kam thënë shumë herë kolegëve tanë të pastrojnë minat që anijet e ngarkuara me grurë të largohen nga këto porte, ne do të garantojmë kalimin e sigurt të tyre, pa probleme”, u shpreh shefi i Kremlinit
Presidenti i Senegalit dhe lideri i Bashkimit Afrikan, Macky Sall, u takua me presidentin rus për ta bindur atë që të lejonte kalimin e grurit nga Ukraina për të parandaluar një zi buke masive në vendet e kontinentit.
Për momentin duket se është e mundur të arrihet një marrëveshje katërpalëshe mes Rusisë, Ukrainës, Turqisë dhe OKB-së.
“Kemi parë shumë komente pozitive që vijnë nga kryeqytete të ndryshme, gjë që na jep zemër. Por unë nuk jam në gjendje të konfirmoj datat”, theksoi zëdhënësi i OKB.
Një zgjidhje tjetër mund të jetë Minsku. Lukashenko tha se ishte i hapur për të lejuar transitin e grurit të Ukrainës nëpërmjet Bjellorusisë në portet e Detit Baltik nëse lejohet të transportojë mallra bjelloruse nga këto porte.
LEXONI GJITHASHTU:
Forcat ukrainase godasin qendra kryesore logjistike në Rusinë qendrore, disa të vrarë (VIDEO)
Joan Capdevila i kërkon ndihmë Trump pas refuzimit të hyrjes në SHBA për të ndjekur finalen e Botërorit
Kina: Do të marrim masa për shtetëzimin e British Steel nga Mbretëria e Bashkuar
- 15:29 Forcat ukrainase godasin qendra kryesore logjistike në Rusinë qendrore, disa të vrarë (VIDEO)
- 15:14 Abuzuan me fondet e Postës në Durrës, Gjykata cakton masat e sigurisë për tre punonjëset
- 14:42 Joan Capdevila i kërkon ndihmë Trump pas refuzimit të hyrjes në SHBA për të ndjekur finalen e Botërorit
- 14:15 Aksident në aksin Pogradec-Korçë, plagosen dy persona (VIDEO)
- 14:02 Kina: Do të marrim masa për shtetëzimin e British Steel nga Mbretëria e Bashkuar
- 13:52 Më shumë se 100 shtëpi të shkatërruara nga zjarri masiv në Norvegji