Putin: Rusia nuk kërkon luftë! Nëse Evropa do të luftojë, ne jemi gati
Presidenti rus Vladimir Putin këtë të martë ka deklaruar se nuk po kërkonte një luftë me Evropën, por paralajmëroi se nëse Evropa dëshiron të luftojë atëherë Rusia është gati. Kjo deklaratë e Putin pak çaste para takimit të tij me të dërguarit e Donald Trump, Steve Witkoff dhe Jared Kushner në Kremlin.
Putin akuzoi gjithashtu Evropën për sabotim të procesit të paqes dhe deklaroi se kërkesat evropiane nuk janë të pranueshme për Rusinë. Sipas tij Evropa po e pengon administratën amerikane të arrijë paqe në Ukrainë dhe se nuk kanë një axhendë paqësore.
Putini nuk sqaroi se cilat kërkesa evropiane ndaj Ukrainës i konsideroi të papranueshme. Udhëheqësi rus kërcënoi gjithashtu me hakmarrje kundër porteve dhe anijeve të Ukrainës, pasi Kievi goditi ditët e fundit disa anije në të ashtuquajturën flotë në hije të Rusisë në Detin e Zi. Rusia, paralajmëroi do të shtojë sulmet ndaj porteve ukrainase dhe ndaj çdo anijeje që hyn në to në përgjigje të sulmeve ndaj anijeve cisternë ruse, të cilat ai i përshkroi si pirateri.
LEXONI GJITHASHTU:
- U kap me 15 doza drogë, arrestohet 22-vjeçari shqiptar në Itali
- Administrata Trump shkarkon 8 gjyqtarë të imigracionit në Nju Jork
Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës
Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës