Putin shkrin Wagner, pranon se është takuar me Prigozhin pas kryengritjes
Grupi paraushtarak “Wagner” nuk ekziston më, të paktën nga këndvështrimi juridik. Kështu ka deklaruar presidenti rus Vladimir Putin, i cili në një intervistë për të përditshmen “Kommersant” ka konfirmuar për herë të parë takimin e tij me themeluesin e milicisë së mercenarëve, Yevgeny Prigozhin, pak ditë pas kryengritjes së qershorit.
“Le ta themi, “Wagner” nuk ekziston më”, ka deklaruar Putin, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit nëse grupi do të vazhdojë të mbetet një njësi luftarake.
“Nuk kemi një ligj për organizatat ushtarake private. Ndaj, ajo nuk ekziston. Grupi është, por në aspektin ligjor jo”, ka sqaruar më tej Putin.
Kreu i Kremlinit ka theksuar se “çështja e vështirë” e legalizimit të luftëtarëve të “Wagner” duhet të diskutohet në Parlament.
Më tej, ai ka pranuar se është takuar me Prigozhin dhe komandantë të tjerë të grupit paraushtarak më 29 qershor në Moskë, pak ditë pas kryengritjes.
Ndërkohë, një zëdhënës i Pentagonit ka deklaruar po ashtu se, aktualisht “Wagner” nuk po luan një rol të rëndësishëm në operacionet luftarake në Ukrainë.
Në një komunikim me mediat, zëdhënësi Pat Ryder tha se në këtë fazë, Shtetet e Bashkuara nuk po konstatojnë prova të përfshirjes së mercenarëve në luiftime.
Në bazë të marrëveshjes që i dha fund rebelimit të 23 dhe 24 qershorit, mercenarëve iu tha se mund të bashkoheshin me ushtrinë zyrtare ruse, ose të shkonin në Bjellorusi me shefin e tyre, Prigozhin.
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë