Putin: Shpresojmë në arritjen e një marrëveshjeje me Ukrainën
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin pati një takim të martën me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres në Moskë.
Gjatë bisedës, Putin i ka thënë Guterres se negociatat me Ukraninën vazhdojnë dhe se shpreson për një rezultat pozitiv nga bisedimet, shkruan BBC.
Por Putin tha se nuk mund të nënshkruajë garancitë e sigurisë për Ukrainën, pa vendosur për çështjet territoriale mbi Krimenë dhe Sevastopolin, të aneksuar nga Rusia në 2014 dhe Donbasin, ku separatistët e mbështetur nga Kremlini kanë luftuar kundër Ukrainës për tetë vjet.
Guterres para takimit me Putinin është takuar edhe me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov.
Ai ka bërë thirrje për hetim të krimeve të pretenduara të kryera nga forcat ruse në Ukrainë, si dhe për përfundimin e pushtimit që Rusia nisi më 24 shkurt.
LEXONI GJITHASHTU
BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”
Britania dënon sulmet Huthi ndaj cisternave saudite
Gomarët që po parandalojnë përhapjen e zjarreve masive në Spanjë sfidojnë përpjekjet e teknologjive të larta
- 21:30 Deputetja Luarasi: Reforma territoriale e vitit 2014 solli rezultate konkrete, ja pse duhet një e re
- 21:13 BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”
- 19:59 Britania dënon sulmet Huthi ndaj cisternave saudite
- 19:46 Gomarët që po parandalojnë përhapjen e zjarreve masive në Spanjë sfidojnë përpjekjet e teknologjive të larta
- 19:13 Kina do të rrisë prodhimin e energjisë nga era dhe dielli me më shumë se 50% në pesë vjet
- 19:07 Senati amerikan shton Iranin në projektligjin për sanksionet