Putin shtron tapetin e kuq për Xi, çfarë mund të diskutohet ditën e dytë të takimit
Në ditën e dytë të vizitës e dytë në Moskë, presidenti kinez u takua edhe me kryeministrin rus Mikhail Mishustin.
Ndërsa në Kremlin, ai u prit me një tapet të kuq nga homologu Vladimir Putin. Sot zhvillohet raundi i dytë i bisedimeve mes dy liderëve ku në fokus është plani kinez që synon të vendos paqen më Ukrainën. Shtëpia e Bardhë i ka bërë thirrje presidentit kinez që t’i kërkojë Putin të largojë trupat ushtarake nga Ukraina.
Në përfundim të takimit do të ketë edhe një deklaratë për mediat e cila do të zbardh se cfarë diskutuan konkretisht dy presidentët, ku pervec Ukraines pjese e bisedes jane edhe raportet ekonomike.
BBC ka publikuar dhe një disa nga çështjet kryesore që mund të bisedojnë dy presidentët.
Ukraina: Pushtimi i Rusisë dhe propozimi 12-pikësh i paqes i Kinës për t’i dhënë fund luftimeve, të cilat zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha më herët se ishte diskutuar tashmë nga udhëheqësit ditën e djeshme, megjithëse nuk dha detaje.
Lidhjet ekonomike: Rusia është një burim nafte për ekonominë e madhe të Pekinit dhe shihet si një partner për t’i bërë ballë SHBA-së. Xi ka premtuar tashmë se Kina ka në plan të “vazhdojë t’i japë përparësi partneritetit strategjik” me Moskën
Tregtia: Mbështetja e Kinës për Rusinë aktualisht bazohet në teknologjinë dhe tregtinë – frika në Kiev është se kjo mund të kthehet në ushtri, duke përfshirë potencialisht predhat e artilerisë. Qeveritë perëndimore e kanë paralajmëruar vazhdimisht Kinën që të mos furnizojë Rusinë me armë.
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë