“Putin s’mposhtet me sanksione”, Navalnaya-BE: Veproni, mjaft u bëtë të mërzitshëm
Yulia Navalnaya i ka kërkuar Parlamentit Evropian të mos dorëzohet para lodhjes nga lufta dhe të mos kërkojë më bisedime për paqen me Putin.
Dy javë nga vdekja e të shoqit, Navanaya tha se BE duhet të gjejë mënyra më inovatore për të ndëshkuar ortakët kriminelë të Putin, që fshehin paratë në vendet evropiane.
“Nëse doni të mposhtni Putin duhet të bëheni inovatorë dhe jo të mërzitshëm. Ju nuk mund ta dëmtoni Putin me një tjetër rezolutë apo një tjetër paketë sanksionesh që nuk është ndryshe nga të mëparshmet. Nuk mund ta mundni duke menduar se ai është njeri i parimeve dhe rregullave”, tha Yulia Navalnaya, bashkëshorte e Alexei Navalny.
Për vite me radhë, Alexei Navalny luftoi kundër korrupsionit në Rusi, duke u kthyer në kërcënimin më të madh ndaj pushtetit të Putin. Kremlini e kërcënoi, burgosi, torturoi dhe besohet se urdhëroi vrasjen e tij. Por zonja Navalnaya u zotua se do të vijojë kryqëzatën e të shoqit dhe i kërkoi BE-së ta ndihmojë duke punuar me rusët që janë pro-demokracisë.
“Ka dhjetëra milionë rusë që janë kundër luftës, kundër Putin dhe çdo të keqeje që ai sjell. Ne nuk duhet t’i persekutojmë ata. Përkundrazi, duhet të punojmë me ta. Bashkëshorti im nuk do të mund ta shohë të ardhmen e bukur të Rusisë, por ne duhet ta shohim”, u shpreh ajo.
Disa qindra persona janë arrestuar në Rusi sepse kanë mbajtur zi për Navalnyn, si pjesë e fushatës së Putin ndaj kritikëve. Zonja Navalnaya tha se funerali i tij do të mbahet të premten në Moskë.
LEXONI GJITHASHTU:
Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
“Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)