Putin sulmon SHBA-të, mbron Iranin: E tmerrshme ajo që po ndodh në Izrael

11 Tetor 2023 | 16:30

Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se ajo që po ndodh në Izrael është “e tmerrshme”. Ai u bëri thirrje të dyja palëve që të minimizojnë vdekjet e civilëve.

Duke folur në një konferencë në Moskë, Putin akuzoi SHBA-të për nxitje të tensionit.

“Unë nuk e kuptoj pse Shtetet e Bashkuara po sjellin grupe aeroplanmbajtëse në rajon”, tha ai – duke iu referuar SHBA-së që dërgoi ndihmë ushtarake shtesë në Izrael.

Putin shtoi se sugjerimet se Irani mund të ketë qenë i përfshirë në sulmin nga Hamasi ishin “të pabaza”.

Edhe vetë Irani “festoi” sulmin e Hamasit ndaj Izraelit, por lideri i tij suprem mohoi të martën që vendi i tij të jetë i përfshirë.

Teherani ka qenë një nga sponsorët kryesorë të Hamasit për shumë vite, duke i ofruar ndihmë financiare dhe armë.

Shumë ekspertë, përfshirë dhe Presidentin e Polonisë kanë sugjeruar se Putin mund të përfitojë nga kriza në Izrael, duke shpresuar se mund të tërhiqte vëmendjen nga lufta në Ukrainë.

Megjithëse Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Grant Shapps tha se nuk kishte “asnjë shans” që Perëndimi të hiqte fokusin nga lufta në Ukrainë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së

Ushtria iraniane njoftoi këtë të mërkurë vdekjen e shtatë ushtarëve në sulmet amerikane  të kryera në orët e fundit në Iranin juglindor, në një përshkallëzim...
10:54 | 15/07/2026

Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh

Një pasagjer britanik, 79 vjeç, është gjetur i vdekur në një anije turistike që lundronte pranë brigjeve të Kretës, ndërsa autoritetet greke kanë nisur hetimet...
10:51 | 15/07/2026

Von der Leyen mbërrin në Kiev me një paketë të re mbështetjeje ushtarake për Ukrainën

Masat e reja për të financuar ushtarakisht Ukrainën, përmes një kredie prej 90 miliardë eurosh, pritet të shpallen nga Presidentja e Komisionit Ursula von der...
10:41 | 15/07/2026