Putin takim të “ngrohtë” me Modin, i tregon me makinën e golfit rezidencën luksoze
Teksa liderët e NATO-s janë mbledhur në Washington, Presidenti Vladimir Putin duket se po kërkon të krijojë aleanca të forta me Indinë.
Këtë e vërteton edhe vizita e fundit e kryeministrit indian në Moskë.
Krahas mikpritjes zyrtare, Putin ka zgjedhur t’i tregojë rezidencën e tij Narendra Modit .
Madje e ka shoqëuar me një makinë golfi të cilën e drejtonte vetë shefi i Kremlinit.
Në videon e publikuar duken dy liderët të cilët janë duke biseduar të qetë.
Ata shijuan një çaj , bën xhiro rreth rezidencës dhe madje Putin i tregoi edhe stallat me kuajt.
‘Një moment gëzimi kështu e përshkroi kryeministri indian turin në residencën e Putin.
Sipas mediave dy liderët krahas bisedës miqësore zhvilluan edhe një takim kokë më kokë ku temë diskutimi ishte dhe Ukraina.
Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, i tha presidentit rus, Vladimir Putin, se “lufta nuk mund të zgjidhë problemet” dhe bëri thirrje për “paqe përmes dialogut”.
Kjo është vizita e parë e kryeministrit indian në Rusi që nga viti 2019.
Rusia është një furnizuese kyçe e naftës dhe armëve në Indi, por izolimi i Moskës nga Perëndimi dhe rritja e lidhjeve me Pekinin kanë pasur ndikim në partneritetin e Rusisë me Indinë.
Fuqitë perëndimore në vitet e fundit kanë forcuar lidhjet me Indinë, për t’iu kundërvënë ndikimit të Kinës në rajonin e Azi-Paqësorit, dhe duke i bërë presion Nju Delhit që të distancohet nga Rusia.
Shtetet e Bashkuara i bën thirrje Modit që t’ia bëjë të qartë Putinit se “çdo zgjidhje për konfliktin në Ukrainë duhet të jetë në linjë me Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe të respektojë integritetin territorial të Ukrainës.
LEXONI GJITHASHTU:
Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara
Kryeministri irakian urdhëron hetim lidhur me akuzat e Arabisë Saudite për sulm me dronë
Pashinyan bisedë telefonike me Putin, kërkon zgjidhje lidhur me kufizimet ruse mbi eksportet armene
- 22:30 Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
- 22:25 Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
- 22:03 “Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 21:41 “Më erdhi keq për çfarë ndodhi”, Erla zbulon bisedën me Shehajn që bëri me punonjësen e Kuvendit
- 21:19 “Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale
- 21:00 Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara