Putin uron Vuçiç për fitoren

5 Prill 2022 | 11:26

Serbia do të duhet të largohet nga Rusia dhe të vendosë disa sanksione nëse dëshiron të bashkohet me BE-në.

Kështu u shpreh Sasha Gjogoviç, analist politik në Beograd duke komentuar situatën post zgjedhore.

 “Unë besoj se presidenti serb Aleksandar Vuçic dhe Partia Progresive Serbe janë mjaft pragmatikë dhe ai mund t’i bashkojë mjaft mirë pjesët e puzzle-it duke parë arenën politike ndërkombëtare, dhe ai do të përpiqet të këtë qeveri sa më pak pro-ruse,” – tha analisti.

Presidenti Vuçiç, fitoi një mandat të dytë të dielën por partia e tij do të duhet të kërkojë një partner koalicioni për të formuar një qeveri që do të duhet të baraspeshojë midis ambicies së vendit për t’u bashkuar me BE-në dhe lidhjeve tradicionale me Rusinë.

Në një telegram  pas zgjedhjeve presidenti rus, Vladimir Putin, uroi Vuçic për fitoren e tij.

“Unë pres që aktiviteti juaj do të vazhdojë të kontribuojë në forcimin e partneritetit strategjik  midis vendeve tona,” thuhej në letrën e  Putin.

Pushtimi i Ukrainës  që çoi në sanksione ndërkombëtare ndaj Rusisë, e ka vënë Serbinë nën presionin e Perëndimit për të zgjedhur midis lidhjeve të saj tradicionale me Moskën dhe aspiratave për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian.  

Në fjalimin e fitores së të dielës Vuçiç theksoi se do të vijojë raportet me aleatët tradicionalë duke përmendur Rusinë. Serbia është tërësisht e varur nga gazi rus, ndërsa ushtria e saj mban lidhje me ushtrinë ruse. Kremlini gjithashtu mbështet kundërshtimin e Beogradit ndaj pavarësisë së Kosovës duke bllokuar anëtarësimin e saj në Kombet e Bashkuara.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tërmetet në Venezuelë, rritet në 1,450 numri i viktimave. 3,150 persona janë plagosur

Të paktën 1,450 persona janë konfirmuar të vdekur pas dy tërmeteve që tronditën Venezuelën javën e kaluar, sipas Presidentit të Asamblesë Kombëtare Jorge Rodriguez në...
20:22 | 28/06/2026

Tentoi t’i arratisej policisë, shoferi përplaset me makinën që priste në semafor. 2 të vdekur dhe 1 i plagosur në Barcelonë

Një aksident i rëndë u regjistrua këtë të diele në Barcelonë, kur dy persona humbën jetën dhe një tjetër u plagos. Shoferi i njërit mjet...
18:54 | 28/06/2026

Trump kontrollon projektet e rinovimit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump kontrolloi disa nga projektet e tij të rinovimit në Uashington DC të dielën në mëngjes, duke filluar me një shëtitje në...
18:20 | 28/06/2026