“Putini zgjodhi luftën”, Biden shpall sanksione të reja ndaj Rusisë

24 Shkurt 2022 | 20:17

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, deklaroi se homologu i tij rus Vladimir Putin mban përgjegjësi të plotë për sulmin ndaj Ukrainës dhe se Rusia do të përballet me pasoja.

“Putini është agresori. Putini e zgjodhi këtë luftë. Dhe tani ai dhe vendi i tij do të mbajnë pasojat”, tha Biden në fjalën e tij nga Shtëpia e Bardhë të enjten.

Presidenti amerikan shpalli sanksionet e reja që do të vendosen kundër Rusisë teksa shtoi se SHBA nuk është e vetme, por se 27 shtetet anëtare të BE si dhe vendet e G7 do të veprojnë në të njëjtën mënyrë.

Më poshtë sanksionet e shpallura nga Biden:

  • Kufizimi i mundësive të Rusisë për të bërë biznes me dollarë, euro, paund dhe jen, si dhe për të qenë pjesë e ekonomisë globale.
  • Të ndalohet financimi dhe zgjerimi i ushtrisë ruse.
  • Dëmtimi i mundësisë për të garuar në ekonominë e teknologjisë së lartë të Shekullit 21.
  • SHBA sanksionon banka ruse që së bashku kanë rreth $1 trilionë në asete.

“Këto masa do të sjellin një kosto të lartë mbi ekonominë ruse, si të menjëherëshme ashtu edhe në një kohë afatgjatë. Me qëllim i kemi përpiluar këto sanksione në mënyrë që të ndikojnë në mënyrë afatgjatë tek Rusia dhe të zvogëlojnë impaktin tek Shtetet e Bashkuara dhe vendet tona aleate”.

Ai gjithashtu theksoi se bllokimi i katër bankave nënkupton ngrirjen e gjithë aseteve ruse në Amerikë.

Në një mesazh publikuar pak më parë në Twitter, Biden tha se kishtë rënë dakord me liderët e G7 për të ndërmarrë një paketë drastike sanksionesh si dhe masa të tjera ekonomike.

‘Nuk kam në plan të bisedoj me Putinin’

Presidenti Joe Biden tha se nuk ka në plan të bisedojë më homologun e tij rus Vladimir Putin pas sulmit ushtarak në Ukrainë.

Më herët Biden u shpreh se “agresioni i Putinit kundër Ukrainës do i kushtojë shtrenjtë Rusisë si ekonomikisht ashtu edhe strategjikisht”.

Sipas tij, Putin po përpiqet të ringjallë Bashkimin Sovjetik.

“Ai ka ambicie shumë më të mëdha se Ukraina. Në fakt, ai do të rivendosë ish-Bashkimin Sovjetik. Për këtë po bëhet e gjithë kjo”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministri Tajani: Italia nuk do t’u përgjigjet më provokimeve të Trumpit

Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani në një intervistë të marten ka deklaruar se Italia do të ndalojë së reaguari ndaj komenteve provokuese të Presidentit...
10:47 | 07/07/2026

Pse Trump dhe NATO kanë një marrëdhënie të trazuar?

Udhëheqësit botërorë janë në Turqi për një samit të NATO-s, por një ‘lojtar kyç’, presidenti i SHBA-së Donald Trump, ka pasur një marrëdhënie të trazuar...
10:34 | 07/07/2026

Publikohen pamjet nga shpërthimi pranë hotelit ku po qëndron Macron në Damask (VIDEO)

Pamje nga shpërthimet e regjistruara këtë të martë pranë hotelit ku po qëndron presidenti francez Emmanuel Macron gjatë vizitës së tij në Siri janë publikuar në mediat...
10:28 | 07/07/2026