Qafoku komenton protestën e Berishës: Rënie drastike, revolucioni u ftoh
Rënie drastike, ftohje dhe mungesë mbështetje, ishin fjalët me të cilat gazetari Roland Qafoku përshkroi protestën e mbajtur nga opozita këtë të premte përballë Kryeministrisë.
I ftuar në Euronews Albania, gazetari bëri një panoramë të 4 protestave të fundit të Berishës, ku sipas tij, kjo e fundit dëshmon se nuk ka më besueshmëri te revolucioni i Berishës.
“Unë kam nxjerrë 4 protesta të opozitës, protesta e parë 7 Korrikut, e dyta në 12 Nëntor, e treta në 9 Shkurt, dhe 3 Marsi. Janë katër protesta në pak muaj dhe kemi një rënie drastike ose një ftohje të asaj që u quajt një revolucion, një uragan që do e marri përpara Ramën e gjithë stafin e tij. Sot u konfirmua edhe një herë që ka probleme ajo që quhet lëvizja më e madhe sipas Partisë Demokratike. Një orë zgjati e gjitha mjafton ky element për ta kuptuar. Edhe fjalimi i Berishës ishte shumë i shkurtër në krahasim me protestat e tjera. Më e rëndësishme se kaq është se ka një ftohje të gjithë kësaj, nuk ka besueshmëri. Herën e kaluar thamë në këtë studio, “Tirana ku është?”, sot nuk mungonte vetëm Tirana ishin “kafshuar” shumë pjesë edhe nga rrethet. E shikoj si një ftohje dhe mungesë mbështetje”, tha Roland Qafoku për Euronews.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta