Qafoku: Të shkarkohen policët që dekonspirojnë
Pedagogu Roland Qafoku në një intervistë për Euronews Albania theksoi se SPAK po bën atë që se ka bërë asnjë institucion në këto 34 vjet.
Ai shtoi se SPAK nuk mund të hetojë normalisht kur në dosje dalin zyrtarë të lartë policie që pengojnë hetimin.
Sipas tij të gjithë policët që dekonspirojnë duhet të shkarkohen.
“SPAK po bën atë që se ka bërë asnjë institucion në këto 34 vjet. Ne kemi mazhorancë dhe qeveri, kemi dhe opozitë kemi dhe SPAK që ndikon drejtpërdrejt në politikë. SPAK e ka tronditur fortë politikën.
Dumani tha kanë të dhëna që oficerë policie të nivelit lokalë dhe në qendër, në kupolën e policisë së shtetit që janë të lidhur me krimin dhe arrijnë të pengojnë hetimin. Kjo është një këmbanë alarmi për të larguar nga radhët e saj ata oficerë policie që janë të lidhur me krimin.
Si mund të hetojë SPAK normalisht, kur në dosje del një oficer i lartë policie që pengon hetimin. Ai i jep informacion organizatës kriminale për të cilën ai paguhet. Policia nuk është e korruptuar dhe nuk është e lidhur me krimin. Sot ata kanë guximin që të largojnë nga radhët e policisë së shtetit të gjithë Shqipërinë”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 17:03 Euronews Albania zbardh propozimin e PS-së për Reformën Territoriale, ja sa bashki do të ketë
- 16:32 Sporti në zi! Ndahet nga jeta Shpëtim Gazheli, kampion i pingpongut
- 15:44 Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë