Qasja e re e opozitës, Mediu: T’u jepet hapësirë të rinjve nga jashtë

13 Tetor 2020 | 19:04

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, i ftuar në studion e Ilva Now tha se opozita ka nevojë për një qasje të re duke u dhënë hapësirë të rinjve me energji dhe përgatitje nga jashtë, të cilët të mos përdoren më për korniza politike por për qeverisjen e vendit.

“Kam vlerësim të madh për kolegët që kam punuar këto 30 vite, por ka dhe një pjesë tjetër, e atyre të rinjve që kanë studiuar jashtë kanë energji, kanë mendim, kanë integritet për të qeverisur, u tentua njëherë por nuk u arrit të vlerësohej maksimalisht, mbi 50 të rinj dhe të reja ka vetëm në SHBA dhe Britani që punojnë në institucione të larta ndërkombëtare si FMN apo Banka Botërore, a kemi një inventar, sepse janë burim i madh vlerash për vendin tonë… besoj se këtë listim duhet ta bëjë opozita për t’i bërë pjesë të gjykimeve të përbashkëta, të angazhimeve apo të qeverisjes nesër,” – tha Mediu.

“E them troç, nuk do të sillnim ndonjë gjë të re nëse do të pretendonte qeverisjen Fatmiri apo kolegët e mi të tjerë, ne duhet të jemi mbështetës të integruar në një marrëdhënie të re që sjell qasje të re qeverisëse,” – u shpreh Mediu duke pranuar se kjo qasje mund të jetë e vonuar, por kjo do t’i bashkonte vërtetë shqiptarët.

Analisti Plator Nesturi e komentoi këtë deklaratë të Mediut se kjo qasje e re do të kërkojë më shumë se sa “5 pika të padetajuara të programit ndaj qeverisë”. Ai e argumentoi këtë si “fjalë në erë” me faktin se “nuk ka qasje me skemë dhe faturë ekonomike” të saj.

Mediu replikoi duke theksuar se “programi me 5 pika” është propozim për situatën e pandemisë, jo për qeverisjen. Ai kujtoi se me CDU/CSU-në gjermane po punohet për të sjellë një program të detajuar të ekonomisë.

I pyetur më konkretisht se çfarë nënkuptonte Mediu me qasjen e re të propozuar prej tij, ai tha se uronte që opozita t’u mundësonte të rinjve të njëjtin fat që ai gëzoi në fillim-vitet 90-të.

“Dëshira ime është të ndodhë me ata, ajo që ndodhi dhe me mua. Kam pasur fatin e madh që kam punuar me dy njerëz, të cilët i vlerësoj shumë, njëri quhet Sabri Godo, i cili ka qenë një nga intelektualët dhe njerëzit me esencë kombëtare shumë më të theksuar se politikanë të tjerë dhe një burrë shteti si Sali Berisha, të cilët më kanë dhënë shans dhe mundësi, shpresoj të jem i dobishëm [me të rinjtë] për t’u ofruar sado pak në raport me atë që më është ofruar mua gjatë politikës,” – theksoi Mediu.

 

Intervista e plotë: 

 

Lexoni gjithashtu:

Strategjia e opozitës për zgjedhjet, Fatmir Mediu: Synojmë maksimalizimin e votave nga e majta në të djathtë

Mediu zbulon planin e Ramës dhe shprehet skeptik për 25 prillin: S’ka premisa për zgjedhje të lira

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021