Qëlloi me armë të dashurën, prokuroria kërkon 13 vite burg për reperin e njohur

7 Gusht 2023 | 16:49

Muzikanti Tory Lanez pritet të dënohet këtë të hënë për tenativë vrasjeje ndaj artistes Megan Thee Stallion në vitin 2020.

Lanez, u shpall fajtor në dhjetor 2022 për tre krime nga të shtënat që lanë Megan Thee Stallion të plagosur.

Prokurorët kanë kërkuar që Lanez të dënohet me 13 vjet burg për akuzat që rëndojnë mbi të. Ata thanë se plagosja ndodhi më 12 korrik 2020, pas një feste në pishinën e rezidencës së Kylie Jenner në Hollywood Hills.

Megan Thee Stallion, emri i vërtetë i së cilës është Megan Pete, mbërriti në shtëpi disa orë përpara Lanez. Në përfundim të festës, dyshja, së bashku me Kelsey Harris dhe rojen e sigurisë së Lanez, u nisën me një SUV Black për të çuar Megan Thee Stallion dhe Harris në banesën me qera ku po qëndronte.

Gjatë udhëtimit, një debat shpërtheu midis muzikantëve, thanë prokurorët, dhe truproja e Lanez ndaloi në një rrugë të qetë në kodër, ku Megan Thee Stallion doli nga automjeti.

Teksa po largohej nga makina, thanë prokurorët, Lanez nxori një pistoletë dhe qëlloi në drejtim të këngëtares duke e plagosur.

George Mgdesyan, avokati mbrojtës i Lanez, argumentoi gjatë gjyqit se Harris ishte ai që qëlloi Megan Thee Stallion, si dhe bëri me dije se artistët ishin në një lidhje romantike midis tyre.

Megan Thee Stallion ka mohuar me forcë se ka qenë ndonjëherë në një lidhje romantike me Lanez.

“Unë nuk dua të jem në këtë tokë,” tha ajo në një moment gjatë një dëshmie të dhënë. Do të doja që ai të më qëllonte dhe të më vriste nëse do ta dija se do ta kaloja këtë torturë”, tha ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026