Qëndrimi i Turqisë për anëtarësimin e Ukrainës në NATO: Duhet të jemi realistë

24 Shkurt 2025 | 10:18

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, ka deklaruar se duhet të ketë një qasje realiste lidhur me anëtarësimin e mundshëm të Ukrainës në NATO. Gjatë një interviste për televizionin amerikan Bloomberg, Fidan komentoi zhvillimet aktuale dhe qëndrimin e Ankarasë mbi këtë çështje.

“Duhet të jemi shumë realistë lidhur me dëshirën e tyre për t’u bërë anëtare e NATO-s”, tha Fidan.

I pyetur nëse Trump do ta ndryshojë apo jo qasjen e ShBA-së për anëtarësimin e Ukrainës në NATO, Fidan deklaroi: “Nuk jam i sigurt nëse edhe administrata e mëparshme ishte apo jo në favor të anëtarësimit të Ukrainës në NATO. Kështu që, nuk mendoj se ka një politikë të re për këtë çështje”.

Fidan tha se këtë çështje e kanë diskutuar me partnerët evropianë dhe miqtë ukrainas dhe se duhet të kuptohet se Ukraina e kërkon këtë jo vetëm për hir të anëtarësimit në NATO, por edhe për të garantuar sigurinë e vendit të saj.

“Ne nuk themi gjë për dëshirën e tyre për t’u bërë anëtare e NATO-s, por duhet të jemi shumë realistë. Ky është qëndrimi ynë zyrtar të cilin e ka shpallur edhe presidenti ynë,” tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Irani u kërkon rebelëve Huthi të mbyllin rrugën e naftës në Detin e Kuq nëse SHBA godet rrjetin iranian të energjisë

Irani i ka kërkuar Huthëve të Jemenit të jetë gati për të mbyllur rrugën e naftës në Detin e Kuq nëse Shtetet e Bashkuara sulmojnë...
16:29 | 16/07/2026

Gjykata e Moskës hedh poshtë apelin e Euroclear për asetet e ngrira

Një gjykatë në Moskë hodhi poshtë të enjten një apel nga Euroclear kundër një vendimi që ajo duhet të paguajë dëmshpërblim prej 233 miliardë dollar,...
16:24 | 16/07/2026

India urdhëron ndalimin e marinarëve indianë që të udhëtojnë drejt Hormuzit, shkak situata rajonale

India u ka urdhëruar pronarëve të anijeve dhe operatorëve të mos i lejojnë marinarët dhe ekipet e tyre  që të udhëtojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit...
16:12 | 16/07/2026