‘Qëndruan 3 orë në Vjosë’, zjarrfikësi tregon si i shpëtuan turistët gjermanë
Pasditen e së hënës 4 turistë u bllokuan në kanionin e Langaricës për shkak të prurjeve të lumit të shkaktuara nga reshjet e shiut.
Shpëtimi i tyre u bë i mundur falë ndërhyrjes së policisë Përmet bashkë forcat zjarrfikëse.
Fredi Lipe, shef i zjarrfikëses së Përmetit tregoi në një intervistë për Euronews Albania se operacioni i shpëtimit të turistëve nuk kishte qenë i lehtë për shkak të kushteve të vështira të motit por edhe mungesës së pajisjeve ndihmëse që mund të lehtësonin punën e tyre.
Ai tha se turistët kishin qëndruar rreth 7-8 orë duke eksploruar, dhe 3 orë të bllokuar në lumë për shkak të rritje së prurjeve të tij nga reshjet.
“Momentet e para që i nxorëm ishin shumë mirënjohës që i kishin shpëtuar. Kishin ndjenjën e frikës, ishin pak të uritur dhe të lagur si i transportuam përmes lumit që ishte fryrë. Polakët nuk patën probleme, kurse gjermanët ishin më të vështirësuar. Megjithatë ne i transportuam me makinat tona në pikat ku ishin akomoduar dhe nuk kishin nevojë për ndërhyrje spitalore”, tregoi ai.
Pasditen e djeshme, 4 turistë gjermanë mbetën të bllokuar në kanionin e Langaricës.
Ata u shpëtuan pak orë më vonë me ndihmën e zjarrfikësve dhe policisë. Aktualisht të 4 turistët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta