Qeni robot i kompanisë suedeze të AI, Luna, mëson dhe përshtatet si njerëzit
Startup suedez i inteligjencës artificiale (AI) IntuiCell ka krijuar një qen robot të quajtur Luna që përmban një sistem nervor dixhital të aftë për të mësuar dhe përshtatur, i ngjashëm me atë të njerëzve dhe një numri të madh kafshësh, njoftoi sot kompania.
Deklarata thotë se qeni robot mund të marrë vendime dhe të ndërmarrë veprime për të arritur qëllime specifike si qentë e vërtetë, në vend që të kryejë thjesht detyra të ngushta, raportoi Reuters.
Theksohet se IntuiCell do të përdorë një trajner qensh për të mësuar Lunën të lëvizë në varësi të mënyrës se si neuronet përpunojnë informacionin.
“Ajo që ne kemi krijuar është softueri i parë që lejon një makinë të mësojë si njerëzit dhe kafshët”, tha CEO dhe bashkëthemeluesi i kompanisë Viktor Lutman.
Ai vuri në dukje se hapi tjetër do të jetë kërkimi në robotikën humanoide, duke eksploruar robotikë autonome në mjedise të paparashikueshme, të tilla si eksplorimi i hapësirës, eksplorimi në det të thellë ose reagimi ndaj fatkeqësive.
Lutman tha se makinat inteligjente mund të dërgohen në Mars, për shembull, për të ndërtuar habitate të ardhshme për njerëzit, një mjedis ku robotët nuk mund të trajnohen paraprakisht dhe do të duhet të jenë në gjendje të zgjidhin problemet kur ato lindin.
LEXONI GJITHASHTU:
- Në bord me robotin Tesla, Musk zbulon planin për fluturimin e Starship në Mars
- Mbytja e jahtit të miliarderëve në Siçili, kërkime me robotë në fund të detit
80 ampula fentanil të vjedhura nga spitali në Romë, nis hetimi për trafikim
Protestat përfshijnë Gjermaninë plot tensione, kundra ekstremit të djathtë,! Çfarë dimë dei tani
Protesta në Francë, kërkohet reformë e thellë në luftën kundër dhunës seksuale
- 19:17 Ministria e Mbrojtjes: 16 vatra zjarri në disa qarqe të vendit janë nën kontroll, 5 ende aktive
- 19:08 Netanyahu mohon pretendimet: SHBA nuk ka kufizuar operacionet tona në Liban
- 18:41 Shpërthen sërish vullkani Etna, ndërpriten fluturimet në Siçili
- 18:39 Polonia deklasifikon ndihmën ushtarake për Ukrainën
- 18:35 Motora dhe adrenalinë, Korça u gjallërua për dy netë nga Moto & Rock Festival
- 18:15 Autoritetet australiane nisin hetimet, shfaqen sfera të mëdha misterioze në plazh