Qeveria dhe bashkitë rrisin borxhet ndaj qytetarëve dhe bizneseve
Borxhet që ka qeveria dhe bashkitë ndaj qytetarëve dhe bizneseve janë rritur në tremujorin e tretë të vitit 2023 me 15 mln euro. Të dhënat e ministrisë së Financave tregojnë se detyrimet e prapambetura arrijnë në 195 mln euro.
Rritja e detyrimeve ka prekur të dy palët, si qeverinë ashtu edhe bashkitë, aty ku investimet në punë publike mbajnë peshën më të madhe të stokut të borxhit. Këto të fundit arrijnë në 118 mln euro dhe përbëjnë rreth 60% të totalit të detyrimeve.
Në vendin e dytë, renditen vendimet gjyqësore për largime të padrejta nga puna apo ankimime të bizneseve, të cilat llogariten në afro 37 milionë euro.
Pjesa tjetër e parave që duhet të likujdohen lidhet me sigurimet shoqërore, mallrat, mirëmbajtjen dhe të ardhurat personale.
Rritja e borxheve në periudhën qershor-shtator, duket se lidhet ngushtë me zgjedhjet lokale të 14 majit, fazë kjo kur investimet rriten për efekt elektoral.
Pasqyrimet e Ministirisë së Financave tregojnë objektivi për uljen apo fshirjen e detyrimeve të prapambetura, sidomos nga pushteti vendor është ende shumë larg.
LEXONI GJITHASHTU:
Valët e të nxehtit shtojnë me 20% shtrimet spitalore për zemrën
Porti i Durrësit në pikun e fluksit, rikthehen lundrimet e dyfishta
Pensionistët në Elbasan: Çmimet e larta po e kthejnë ushqimin në luks
- 19:19 Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje
- 19:18 Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
- 19:14 Përfundon San Fermin, 57 të plagosur gjatë vrapimeve tradicionale me dema në Spanjë
- 19:11 Valët e të nxehtit shtojnë me 20% shtrimet spitalore për zemrën
- 19:01 “Nuk ka më kohë”, alarmi gjerman: Pa armët amerikane nuk e ndalni dot Putinin
- 18:59 Porti i Durrësit në pikun e fluksit, rikthehen lundrimet e dyfishta