Qeveria e Kosovës miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza

30 Mars 2026 | 10:27

Qeveria e Kosovës këtë të hënë ka miratuar shqyrtimin e propozim-vendimit për dërgimin e FSK në një mision ndërkombëtar stabilizues në Gaza. Vendimi për dërgimin e trupave u miratua pa asnjë votë kundër dhe pa asnjë abstenim.

Miratimi i hap rrugë procedimit të vendimit për miratim në Kuvendin e Kosovës. Sipas legjislacionit në fuqi, pas vendimit të ekzekutivit, çështja i kalon ligjvënësve për shqyrtim dhe votim, ndërsa në fund kërkohet edhe miratimi i presidentit të vendit.

Ministri i Mbrojtjes në Kosovë, Ejup Maqedonci gjatë mledhjes së qeverisë ka dhënë detaje mbi arsyet dhe bazën ligjore të kësaj nisme. Ai theksoi se vendimi përfundimtar i takon Kuvendit të Kosovës.

“Ministria e Mbrojtjes, mbi bazën e objektivave dhe planifikimeve strategjike për bashkëpunim me shtetet aleate, ftesës së pranuar nga Komanda Qendrore e ShBA-së më 10.12.2025 që i referohet rezolutës 2803 të Këshillit të Sigurisë të OKB-së, vullnetit politik të shprehur në Bordin e Paqes si dhe ligjeve për dërgimin e FSK-së jashtë vendit, ka iniciuar procedurat për të kërkuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës marrjen e vendimit për dërgimin e FSK-së jashtë vendit”, tha Maqedonci.

Ai shtoi se pjesëmarrja e FSK-së në këtë mision do të bëhet në kuadër të një komande të unifikuar ndërkombëtare. Sipas tij ka qëllimi është mbështetja e zbatimit të një plani gjithëpërfshirës për t’i dhënë fund konfliktit në Gaza.

Edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë ka deklaruar se vendi i tij është i hapur për të marrë pjesë në misione ndërkombëtare në Gaza. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon fotoalbumin me liderët e NATO-s, nga Erdogani, Meloni dhe biseda me Magyar

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një seri fotografish nga Samiti i NATO-s i zhvilluar dje në Ankara, ku shfaqet në krah të disa prej figurave...
11:00 | 09/07/2026

Rama për median italiane: S’kam frikë nga turmat, histeria dixhitale krijon një imazh të rremë të Shqipërisë

Në një intervistë të gjatë për të përditshmen italiane Corriere della Sera, kryeministri Edi Rama ka komentuar protestat që prej më shumë se një muaji...
09:22 | 09/07/2026

Çmimi i naftës rritet në nivelin më të lartë të javëve të fundit

Çmimet e naftës u rritën me 1% këtë mëngjes në Azi, duke vazhduar të rriten pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha të mërkurën se...
08:01 | 09/07/2026