Qeveria e re në Mal të Zi, Dritan Abazoviç: Më kanë ofruar 21 mln euro për mos ta rrëzuar nga pushteti Gjukanoviç

4 Dhjetor 2020 | 06:36

Parlamenti i Malit të Zi ka nisur diskutimet për miratimin e qeverisë së re.

Ajo që bëri jehonën më të madhe ishte fjalimi i drejtuesit të Lëvizjes Qytetare URA, Dritan Abazoviç, i cili tha se i janë ofruar 21 milionë euro në mënyrë që të mos rrëzonte presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviç.

Abazoviç, i cili është kandidat për zëvendëskryeministër dhe ministër mbrojtje tha se mori oferta për atë nga disa palë, por që nuk dha më shumë detaje të tjera.

“Është i saktë informacioni se më kanë ofruar 21 milionë euro për mos ta rrëzuar nga pushteti Gjukanoviçin. Qeveria e re malazeze mund të mos ketë mbështetjen e parlamentit, por ajo ka një mbështetje të madhe nga qytetarët. Mali i Zi aktualisht po kalon dhimbjet e lindjes së demokracisë”, u shpreh ai.

Gjithashtu politikani shqiptar ka mbajtur një fjalim të fuqishëm në parlament duke thënë se nuk është serb, as malazez, por pjesëtar i një komuniteti që jeton në varfëri shkaku i qeverisë së kaluar.

Deputeti Genci Nimanbegu, tha se program ka shume fjalë të bukura, por të cilat fatkeqësisht nuk trajtojnë çështjet e popujve pakicë.

Debati në parlament do të vazhdojë edhe gjatë ditës se sotme, ku pritet te bëhet dhe votimi i qeverise.

Edhe pse partia e Milo Gjukanoviç udhëhoqi me 29 mandate, sërish koalicioni opozitar  arriti që të bashkojnë mandatet dhe të bëhen shumicë, duke larguar nga pushteti pas 30 vitesh Partinë Social Demokrate të Malit të Zi. Shqiptarët arritën të merrnin dy mandate.

Lexoni gjithashtu:

Konstituohet parlamenti i Malit të Zi, Beçiç kryetar i Parlamentit. Krivokapiç propozohet kryeministër

A do ta shtyjë Milo Gjukanoviç formimin e qeverisë së re?

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026