Qeveria izraelite humbet shumicën, opozita kërkon zgjedhje urgjente

17 Korrik 2025 | 07:40

Koalicioni i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, në Izrael humbi shumicën pasi u largua partia Shas, duke e lënë atë me më pak se 61 anëtarë të Knessetit dhe duke e kthyer në një qeveri pakice. Lideri i opozitës izraelite, Yair Lapid, ka lëshuar një deklaratë të fortë kundër qeverisë aktuale, duke e cilësuar atë si një qeveri pakice që ka humbur legjitimitetin për të marrë vendime madhore për shtetin.

“Shteti i Izraelit, që nga sot, drejtohet nga një qeveri pakice. Një qeveri e tillë nuk ka të drejtë të dërgojë ushtarë në luftë, nuk mund të vendosë se kush jeton dhe kush vdes,” tha ai.

Lapid theksoi se një qeveri e tillë nuk ka autoritet për të marrë vendime strategjike, siç janë fati i Gazës apo arritja e marrëveshjeve diplomatike me vende si Siria apo Arabia Saudite.

“Kjo është një qeveri pa të drejtë, pa autoritet; është një qeveri e paligjshme,” shtoi lideri i opozitës, duke bërë thirrje për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Deklarata vjen në një kohë tensioni të lartë politik në Izrael, ku qeveria aktuale përballet me kritika të shumta për mënyrën e menaxhimit të krizave të brendshme dhe konflikteve në rajon. Parlamenti izraelit përbëhet nga 120 deputetë. Ky numër ka mbetur i pandryshuar që nga themelimi i shtetit, në vitin 1948, pavarësisht rritjes së popullsisë së vendit.

Knesseti është përgjegjës për legjislacionin, miratimin e buxhetit, formimin e qeverisë dhe mbikëqyrjen e veprimtarisë së saj. Anëtarët e Knessetit zgjidhen çdo katër vjet, përmes një sistemi proporcional, ku partive u ndahen vende në përpjesëtim me numrin e votave që marrin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA vendos kufizime të reja vizash ndaj autorëve të krimeve kibernetike

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar një politikë të re globale për kufizimin e vizave, që synon individët e përfshirë në mashtrime kibernetike dhe forma të...
17:09 | 23/07/2026

Belgjika përjeton një nga ditët më vdekjeprurëse për shkak të valës së të nxehtit

Belgjika regjistroi disa nga ditët me numrin më të lartë të vdekjeve në shekullin e 21-të gjatë valës së të nxehtit të qershorit, sipas të...
17:07 | 23/07/2026

Mbi 80 mijë persona nënshkruajnë një peticion që kërkon përsëritjen e finales së Kupës së Botës

Humbja e Argjentinës ndaj Spanjës në finalen e Kupës së Botës 2026 në stadiumin MetLife në New Jersey ka shkaktuar reagime të shumta nga tifozët,...
17:04 | 23/07/2026