Qeveria vendos taksë për banesat me qira ditore, 20 euro në vit për shtrat

18 Tetor 2024 | 17:03

Qeveria do të vendosë një taksë të re për apartamentet me qira ditore. Ajo do të jetë 20 euro në vit për çdo shtrat që është vendosur në këto struktura.

Pronarët e apartamentet me qira ditore do të paguajnë një taksë e sheshtë. Ajo do të jetë 20 euro në vit për çdo shtrat në fazën fillestare dhe do të rritet në 50 euro, në fazat e mëvonshme.

Po ashtu, pronarët apo operatorët e këtyre strukturave me qira afatshkurtër, të cilët shpesh nuk deklarojnë të ardhurat, do të jenë nën monitorimin e një task-force për frenimin e ekonomisë informale.

Sipas Ministrisë së Turizmit, në vitin 2023 janë identifikuar në platformat “Booking” dhe “Airbnb” mbi 18 200 njësi me qira afatshkurtër, të cilat kanë 176 mijë shtretër. Vetëm nga kjo pagesë, deri në vitin 2030 qeveria planifikon të mbledhë 14.4 milionë euro.

 Gjithashtu, të ardhurat nga taksat e fjetjes në hotele pritet të arrijnë 70.5 milionë euro në vitin 2030, nga 22 mln që vilen sot.

 Në total, masat e reja fiskale dhe formalizimi i sektorit, pritet të cojë në arkën e shtetit deri në 85 milionë euro në vit.

Me strategjinë e hedhur për konsultim, ministria e Turizmit, do të krijojë një platformë për regjistrimin e turistëve dhe netëve të qëndrimit në kohë reale, duke synuar rritjen e të ardhurave nga turizmi deri në 6.6 miliardë euro në vitin 2030.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026