Qindra familje në Nartë pa ujë prej muajsh, situata jashtë kontrollit

19 Qershor 2025 | 16:48

Furnizimi me ujë në rrjetin hidrik për banorët e Nartës është kthyer në sfidë të përditshme. Prej kohësh ata vuajnë mungesën e ujit në shtëpitë e tyre. Kjo situatë vështirëson jetesën në një kohë kur temperaturat janë të larta dhe nevojat për ujë janë jetike. Me qindra familje të Nartës ngrënë shqetësimin e mungesës së ujit, duke I detyruar që shumica ta blejë ose ta mbushë në zonë të tjera.

“Një muaj kam pa ujë, jam e sëmurë me zemër, të ketë turp shteti jonë që ujë derdhet në det dhe ne nuk kemi ujë. Kunata ka 1 muaj e 5 ditë pa ujë fare, mall kemi bërë aty nga një pus për të larë banjën. Turp është. Ja solla karrocën për të marrë bidonë, t’i ble, turp, po çfarë të bëj, kush do ma sjellë një jetë me ujë, s’u ngopën. Kur ka ujë, s’ka drita, kur ka drita, s’ka ujë”, thotë një grua.

“Problem e kemi natë e ditë pa ujë. Blejmë ujë për të larë, për të pirë, për gatim. Po çfarë të bëj, rri dot pa ujë? Kjo belua, ujë e shkretë, sa herë do blej. Ka njeri të sëmurë. Kështu ishte dhe dje, sot nuk erdhi ujë”, shprehet një tjetër.

Probleme me furnizimin me ujë ka i gjithë qarku i Vlorës, ku të shumtë janë qytetarët ankohen për mungesën e ujit. Banorët e Nartës kërkojnë një zgjidhje urgjente nga institucionet përgjegjëse, ndërsa shpresojnë që ky problem të mos lihet në harresë. Për ta, mungesa e ujit nuk është vetëm një problem teknik, por një krizë që ndikon direkt në cilësinë e jetesës.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026