Qindra libra në kuti bananesh, Piro Misha: Duhet një Bibliotekë Kombëtare e re

22 Prill 2021 | 16:34

Në këto kuti bananesh ruhet një pjesë e fondit të bibliotekës kombëtare dhe shumë prej veprave gjenden të ngjeshura nëpër rafte.

Ky institucion, një nga më të rëndësishmit e memories kombëtare, prej vitesh vuan nga mungesa e hapësirës, dhe sipas drejtorit Piro Misha, situata sa vjen bëhet më alarmante.

“Ka mal me kuti të librave të rinj që vijnë për ditë. Për librat e rinj janë të detyrueshme 5 kopje por kjo krijon një masë shumë të madhe dhe bëhet i papërballueshme.

Edhe pse aneksi i Bibliotekës po rikonstruktohet, kjo nuk e shpëton dot institucionin nga kjo problematikë. Për Mishën zgjidhje mbetet vetëm ngritja e një godine të re.

“Është një pasuri që kërkon kushte më të mira dhe kjo mund të zgjidhet vetëm me bibliotekën e re, nuk ka zgjidhje tjetër. Duhet një ndërtesë e madhe, dinjitoze. Në të gjitha vendet perëndimore bibliotekat kombëtare janë një nga simbolet e qytetit

Por në Institutin e Monumenteve të Kulturës ekziston një plan projekt për të bërë rikonstruksion në godinë, në vlerën e 8 milion eurove.

“Ne kemi kërkuar ndihmë nga Delegacioni Evropian dhe na është sigurua një fond”, tha Arta Dollani, drejtoreshë e Institutit të Monumenteve.

Ndërkohë plani për ngritjen e një godine të re mbetet ende në nivelin e diskutimeve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian

Ndërsa afrohet fillimi i Kupës së Botës 2026, autoritetet amerikane kanë njoftuar kontrolle të hollësishme sigurie për të gjithë anëtarët e delegacionit iranian që udhëtojnë...
09:07 | 03/06/2026

Aksident i shumëfishtë në Levan-Tepelenë, përplasen 5 automjete

Një aksident i rëndë ka ndodhur të martën në aksin Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Fratar. Pesë automjete janë përplasur mes tyre, përfshirë edhe një...
14:20 | 02/06/2026

Gjurmët e konfliktit rajonal në turizëm, Hotelet në Dubai ofrojnë zbritje dhe paketa speciale për të tërhequr turistët

Turizmi në Dubai po shfaq shenja rimëkëmbjeje pas muajsh pasigurie të shkaktuar nga konflikti rajonal me Iranin, por autoritetet dhe bizneset e sektorit të mikpritjes...
07:45 | 02/06/2026