Qindra të vdekur nga përmbytjet në Afganistan, mijëra persona të plagosur

11 Maj 2024 | 16:19

Përmbytjet e reja në Afganistan kanë vrarë disa qindra persona, njoftuan të shtunën autoritetet talebane, pa dhënë një shifër të saktë.

Gjithashtu, vërshimi i ujërave ka lënë të plagosur një numër të konsiderueshëm personash dhe shumë të tjerë të bllokuar në banesa.

Provincat Badakshan, Baglan, Gor dhe Herat janë më të prekurat, me dëme që klasifikohen në shkatërrime të mëdha.

Autoritetet deklaruan se kanë urdhëruar mobilizimin e të gjitha burimeve për të shpëtuar njerëzit, për të transportuar të lënduarit dhe rikuperuar trupat e të ndjerëve.

Në provincat e prekura, forcat ajrore kanë nisur evakuimin e njerëzve, duke i ardhur në ndihmë një numri të madh personash. Gjithashtu, disa qindra të plagosur janë transportuar në spital – shtuan burimet.

Muajin e kaluar, sërish për shkak të motit të keq me shira të dendura, humbën jetën të paktën 70 persona, ndërsa u dëmtuan rreth 2 mijë shtëpi, tre xhami dhe 4 shkolla.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë

Pesë dronë vetëvrasës u rrëzuan mbi qytetin verior të Irakut, Erbil, pasi u interceptuan nga sistemet e mbrojtjes ajrore, ndërsa shpërthime të shumta u dëgjuan...
22:22 | 22/07/2026

Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë

Ushtarët e Polonisë dhe Gjermanisë po punojnë së bashku për të përforcuar kufirin polak me Rusinë, në kuadër të përpjekjeve për të forcuar krahun lindor...
22:19 | 22/07/2026

SHBA kërcënon me sanksione kompanitë kineze për vjedhjen në fushën e inteligjencës artificiale

Sekretari i Thesarit i SHBA-së, Scott Bessent, paralajmëroi se kompanitë kineze mund të përballen me sanksione dhe kufizime eksporti nëse përfshihen në vjedhje në shkallë...
22:17 | 22/07/2026