Qipro merr Presidencën e BE, Shqipëria rithekson angazhimin për integrim
Qipro ka marrë zyrtarisht Presidencën e Këshillit të Bashkimit Europian për gjysmën e parë të vitit 2026, duke nisur nga 1 janari 2026.
Presidenca e Qipros vjen në një periudhë të rëndësishme politike dhe gjeostrategjike për Evropën, me fokus në sfidat e sigurisë, stabilitetit dhe zgjatimin e procesit të zgjerimit të unionit, por shihet edhe si një mundësi e re për avancimin e procesit të integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë.
Dy reagimet e para zyrtare nga Shqipëria ishin të presidentit Bajram Begaj dhe ministres së Jashtme, Elisa Spiropali që ritheksuan angazhimin e vendit për të avancuar në axhendën e integrimit.
Në një reagim zyrtar publik, presidenti Begaj vlerësoi se kjo periudhë është “tejet e rëndësishme për Evropën dhe mbarë botën” dhe shprehu besimin se Presidenca Qipriote do të kontribuojë në avancimin e procesit të integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ai gjithashtu nënvizoi nevojën që Shqipëria të nisë mbylljen e kapitujve të parë të negociatave të anëtarësimit në BE.
Ndërkaq, ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, i dërgoi një mesazh urimi homologut të saj qipriot, Costantinos Kombos, për marrjen e Presidencës së Këshillit të BE-së. Në mesazh, Spiropali theksoi rëndësinë e kësaj periudhe vendimtare dhe nënvizoi nevojën për një axhendë europiane proaktive, që përfshin një proces zgjerimi gjithëpërfshirës dhe të besueshëm. Ajo ritheksoi gatishmërinë e Shqipërisë për të bërë pjesën e saj në këtë proces dhe për të investuar në të ardhmen e përbashkët europiane.
Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur
Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet
“Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane
- 22:50 Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur
- 22:29 Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet
- 22:29 “Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane
- 22:21 Skenë madhështore dhe pjesëmarrje masive, pamje nga koncerti i Kanye West në Tiranë
- 22:10 Politikani amerikan ndalohet nga pushtuesit izraelitë në Bregun Perëndimor
- 22:06 Të paktën gjashtë të vrarë gjatë sulmeve ruse në Ukrainë