Qiproja akuzon Turqinë se synon kontrollin e plotë të veriut separatist
Qipro akuzon Turqinë se po kërkon të ketë kontroll të plotë mbi veriun separatist të ishullit, dhe për këtë do të paraqesë një ankesë zyrtare te Organizata e Kombeve të Bashkuara, tha presidenti Nikos Anastasiadis të hënën.
Anastasiadis, grek qipriot, pretendon se marrëveshja e re e ndihmës financiare nga ana e Turqisë me turqit qipriotë, së bashku me ndryshimet në udhëtimet ajrore, dëshmojnë dëshirën e Ankarasë për të “kontrolluar” plotësisht turqit qipriotë në veri.
Qipro është një ishull i ndarë etnikisht, midis një pakice qipriotësh turq në veri dhe grekëve qipriotë në jug. Vetëm Turqia e njeh pavarësinë e turqve qipriotë.
Në letrën drejtuar OKB-së, Anastasiadis tha se do të protestojë kundër masës së Turqisë për ta bërë aeroportin kryesor të turqve qipriotë si një linjë e brendshme fluturimi me Turqinë, duke e kthyer atë në aeroport turk.
“Unë do të vijoj me ankesën në lidhje me aeroportin që në thelb është duke u integruar dhe konsiderohet një aeroport turk,” tha Anastasiades. “Së dyti, protokolli (financiar) tregon qartë kontrollin e plotë të Ankarasë mbi turqit qipriotë.”
Zyrtarët turq, megjithatë, thonë se masa e marrë në lidhje me aeroportin synon t’i bëjë më të lira fluturimet vajtje-ardhje nga Qipro.
Udhëheqësi turk qipriot Ersin Tatar hodhi poshtë komentet e Anastasiadis, duke i cilësuar si “propagandë greke qipriote” të hënën.
Tatar tha gjithashtu se marrëveshja financiare kishte “rëndësi të madhe” për të rigjallëruar ekonominë turke qipriote përpara zgjedhjeve presidenciale vitin e ardhshëm.
Varësia financiare
Edhe pse veriu ka qenë prej kohësh i varur nga ndihma ekonomike turke, shumë qipriotë turq janë të shqetësuar për paketën e re prej 240 milionë euro grantesh dhe huash nga Turqia, të cilat përbëjnë një të tretën e të ardhurave vjetore të shtetit.
United Cyprus Now, një grup paqësor, thotë se marrëveshja i detyron turqit qipriotë të marrin masa që shtypin lirinë e fjalës, duke e bërë më të lehtë për qytetarët turq blerjen e pronave në ishull, e duke u dhënë më shumë pushtet autoriteteve fetare.
“Këto masa përbëjnë një kërcënim të drejtpërdrejtë për vullnetin, identitetin, kulturën, mënyrën e jetesës dhe trashëgiminë e turqve qipriotë,” tha ky grup.
LEXONI GJITHASHTU:
Ra në ujë, burri i ministres italiane Eugenia Roccella zhduket në një liqen pranë Romës
Mijëra hungarezë i bashkohen marshimit të parë të Krenarisë në Budapest që nga humbja e Orbanit
Eksperti: Vuçiç për disa javë do japë dorëheqjen si president
- 22:53 Ministri izraelit i Financave: Ushtria po thellon shkatërrimin e infrastrukturës në Liban
- 22:39 Rama poston videon nga Banjat e Bënjës: U tentua të krijohej një vatër e re nxitjeje, fitoi e vërteta
- 22:27 Eurodeputetja në Tiranë tha se Evropa është në Shqipëri, deputetja Ekonomi: Po, se ne jemi duke punuar për të hyrë në BE
- 22:18 Trump: Do të emëroj Lance Schroyer si drejtor të ICE, Senati duhet ta konfirmojë menjëherë
- 22:02 Ministri Ben-Gvir kritikon marrëveshjen Izrael-Liban: Një gabim i madh
- 21:45 Përfundojnë fjalimet përpara Kryeministrisë, me pankarta dhe flamuj në duar qytetarët nisin marshimin në kryeqytet