Qirjaqi përplaset me Bezhanin: Fusha e basketbollit te Liqeni duhet me pagesë
Maratonomaku, Sotir Qirjaqi dhe ish-presidenti i KOKSH-it, Viron Bezhani kanë debatuar në lidhje me vendimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës për ta bërë me pagesë fushën e basketbollit në Liqenin Artificial.
Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Qirjaqi tha se fusha duhet të jetë me pagesë, pasi ka nevojë për mirëmbajtje.
“Nuk ka objekt në botë që nuk është me pagesë. Fusha te liqeni – aty ka qenë një gropë e keqe, liqeni ka qenë i braktisur – u bë sepse ka ardhur koha. Kur u bë fusha në fillim, pati konsumim. U prish bari, u prishën shtyllat, u prish betoni, u prishën anekset e tjera. Këto duan mirëmbajtje”, theksoi ai.
Ndërsa, Bezhani u shpreh se qytetarët i paguajnë taksat, ndaj nuk duhet kjo tarifë.
“Nuk jam fare dakord. Nuk diskutohet që duhet mirëmbajtja, por për çfarë i paguan taksat ti dhe unë? Për çfarë i paguajmë taksat, çfarë qëllimi ka kjo bashki?’, deklaroi Bezhani.
Nga 1 tetori, fushat në Parkun e Liqenit Artificial janë bërë me pagesë në vlerën 1300 lekë.
LEXONI GJITHASHTU
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta