‘Quo vadis, Aida?’ Nderohet në Berlin rrëfimi për gjenocidin e Srebrenicës

12 Dhjetor 2021 | 12:35

Filmi “Quo vadis, Aida?”, i regjisores nga Bosnje dhe Hercegovina, Jasmilla Zhbaniç, shpallet filmi më i mirë evropian për vitin 2021.

Në ndarjen e çmimeve në Berlin, regjisorja u vlerësua në kategorinë e regjisë më të mirë ndërsa aktorja kryesore në filmin i cili rrëfen për genocidinSrebrenicë të vitit 1995, Jasna Gjuriçiç u shpall aktorja më e mirë.

Këtë film, regjisorja ua dedikoi nënave të Srebrenicës, duke theksuar se gratë gjithmonë gjejnë mënyrë të ndërtojnë paqen në një shtet të shkatërruar. Në këtë film, luan edhe aktori nga Kosova, Alban Uka.

Filmi rrëfen ankthin e një nëne e cila tenton të shpëtojë dy djemtë e saj dhe bashkëshortin nga forcat serbe të udhëhequra nga Ratko Mlladiç, të cilët pasi hynë në zonën e mbrojtur të OKB-së në Srebrenicë, vranë më shumë se 8 mijë boshnjakë.

Çmimet  për filmin më të mirë evropian ndahen nga viti 1998, dhe cilësohen si Oscar evropian.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026