“Qytetarët të tërhiqen”, Studentët në Beograd njoftojnë mbylljen e protestës

15 Mars 2025 | 20:50

Turma në Sheshin Sllavija të Beogradit është shpërndarë, pasi studentët që organizuan protestën, njoftuan se ajo ka përfunduar.

“Protesta e studentëve po përfundon. Rojet tona i kanë hequr jelekët. U bëjmë thirrje qytetarëve që të tërhiqen”, shkruan organizatorët në rrjetet sociale.

Grupi i quajtur “Studentët 2.0”, që i kundërshton ata, raportohet të ketë gjuajtur me gurë dhe shishe në drejtim të tyre.

Qytetarët e tubuar në Sheshin Sllavija të Beogradit mbajtën në orët e mbrëmjes 15 minuta heshtje për 15 viktimat e tragjedisë në Novi Sad. Në këtë qytet të Serbisë, 15 njerëz humbjen jetën nga shembja e një strehe në stacionin hekurudhor, më 1 nëntor të vitit të kaluar.

Kërkesë kryesore e protestuesve është përgjegjësia politike dhe penale për tragjedinë në Novi Sad.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh

Një pasagjer britanik, 79 vjeç, është gjetur i vdekur në një anije turistike që lundronte pranë brigjeve të Kretës, ndërsa autoritetet greke kanë nisur hetimet...
10:51 | 15/07/2026

Von der Leyen mbërrin në Kiev me një paketë të re mbështetjeje ushtarake për Ukrainën

Masat e reja për të financuar ushtarakisht Ukrainën, përmes një kredie prej 90 miliardë eurosh, pritet të shpallen nga Presidentja e Komisionit Ursula von der...
10:41 | 15/07/2026

Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori

Një agjent federal u qëllua për vdekje ndërsa përpiqej të ndihmonte autoritetet të kapnin një burrë që nuk u paraqit në gjyqin e tij për...
10:30 | 15/07/2026