Racizmi në futboll, UEFA dënon me 10 ndeshje mbrojtësin e Slavia Pragës

14 Prill 2021 | 19:27

Federata Europiane e Futbollit ka vendosur të dënojë me 10 ndeshje pezullim mbrojtësin çek Ondrej Kudela pas komenteve raciste që ky i fundit bëri ndaj mesfushorit të Glasgou Rejnxhërs, Glen Kamara në ndeshjen e 1/8-ave të Europa League.

Dënimi i Kudela nga UEFA e përjashton atë edhe nga ndeshjet me ekipin kombëtar, që do të thotë se ai do të humbasë ndeshjet për Republikën Çeke në Kampionatin Evropian të këtij viti.

Pas episodit të shëmtuat, trajneri i Rejnxhers dhe ish-mesfushori i Liverpulit, Steven Xherard, i kërkoi UEFA-s të merrte masa ndaj lojtarit të Slavias në mënyrë që racizmi të zhdukej nga fushat e gjelbra.

 “Duhet të bëj shumë kujdes për ato që flas, por këto episode e eklipsojnë vetë lojën e futbollit. Unë i besoj 100% pretendimeve të Kamara. Edhe lojtarë që ishin pranë mbrojtësit çek e dëgjuan atë që ai tha. Jam krenar për lojtarët e mi që treguan solidaritet me Kamara. Tani situatën e ka në dorë UEFA. Shpresoj vetëm që mos të lihet pas dore si episod dhe më pas të harrohet”,  tha ai.

Vetë mbrojtësi i pezulluar, Kudela me anë të një deklarate për shtyp tha se kishte e ofenduar lojtarin Kamara pas një faulli të pësuar, por mohoi përdorimin e gjuhës raciste.

Ndërkohë klubi i Slavias së Pragës u shpreh se Kudela ishte sulmuar pas ndeshjes nga mesfushori i Rejnxhërs, Kamara dhe mbi këtë kishte dërguar një denoncim zyrtar në policinë skoceze.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian

Ndërsa afrohet fillimi i Kupës së Botës 2026, autoritetet amerikane kanë njoftuar kontrolle të hollësishme sigurie për të gjithë anëtarët e delegacionit iranian që udhëtojnë...
09:07 | 03/06/2026

Aksident i shumëfishtë në Levan-Tepelenë, përplasen 5 automjete

Një aksident i rëndë ka ndodhur të martën në aksin Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Fratar. Pesë automjete janë përplasur mes tyre, përfshirë edhe një...
14:20 | 02/06/2026

Gjurmët e konfliktit rajonal në turizëm, Hotelet në Dubai ofrojnë zbritje dhe paketa speciale për të tërhequr turistët

Turizmi në Dubai po shfaq shenja rimëkëmbjeje pas muajsh pasigurie të shkaktuar nga konflikti rajonal me Iranin, por autoritetet dhe bizneset e sektorit të mikpritjes...
07:45 | 02/06/2026