Radhë të gjata në kufi, pala greke punon me kapacitet të reduktuar në Kapshticë
Radhë të gjata automjetesh janë regjistuar këtë të shtunë në doganën e Krystallopigi, pikë kufitare greke e cila lidh tokën e Republikës së Shqipërisë me atë helene.
Ndryshe nga dogana homologe e Kapshticës e cila po punon me sportele maksimale dhe kapacitete të plota në hyrje dhe dalje, policët e kufirit grek janë duke punuar me 2 sportele në hyrje të tokës greke, çka ka shkaktuar radhë të gjata të emigrantëve shqiptarë që kthehen në vendin ku jetojnë e punojnë, por edhe atyre shqiptarëve të cilët shkojnë për të pushuar në Greqi.
Burime nga policia e kufirit e migracionit bëjnë me dije se dogana e pikës së kalimit kufitar të Kapshticës po punon me 6 sportele, 3 në hyrje e 3 në dalje, ndërsa ata grekë me dy në hyrje e një në dalje.
Kjo ka bërë që ata të cilët duan të kalojnë drejt shtetit grek të presim në radhë në tokën neutrale për më tepër se një orë.
Pritet një komunikim nga ana e zyrtarëve shqiptarë me ata grekë për normalizimin e situatës.
LEXONI GJITHASHTU:
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset